www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Ukraina dënon vonesat për krijimin e gjykatës për Rusinë

Posted on September 11, 2023September 11, 2023 by User User1

Ukraina dënoi mungesën e përparimeve për krijimin e një gjykate për të ndjekur penalisht liderët rusë, gjykatë kjo e ngjashme me gjykatën e Nurembergut të krijuar pas Luftës së Dytë Botërore. Po ashtu Kievi u ankua për vonesat në transferimin në bankat ukrainase të parave ruse të ngrira në bankat perëndimore. “Fatkeqësisht në të dyja çështjet ka një lloj bllokimi, sepse për çështjen e parë ka përçarje kurse për çështjen e dytë ka qartë mungesë vullneti,” tha ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba.

Ai tha se grupi G7 mbështet një gjykatë hibride, e cila do të bazohej në legjislacionin ukrainas.

Ukraina dhe të tjerët shpresojnë se krijimi i një gjykate të tillë do të mundësonte gjykimin e Presidentit rus Vladimir Putin, kryeministrit Mikhail Mishustin apo ministrit të Jashtëm, Sergej Lavrov. Megjithatë është e paqartë se si ndonjëri nga këta zyrtarë do të mund të përfundonte ndonjëherë në gjendje arresti në Ukrainë ose ndonjë vend perëndimor, sepse ekstradimi i tyre nga Rusia duket shumë i pamundur.

Është e pamundur t’u shpjegosh ukrainasve se mund të ketë një gjykatë pa Putinin në bankën e të pandehurve,” tha Prokurori i Përgjithshëm i Ukrainës, Andriy Kostin.

Çështja e aseteve të ngrira ruse

Kievi gjithashtu po kërkon transferimin në Ukrainë të parave ruse të ngrira në bankat perëndimore, për t’i përdorur ato për rindërtimin e vendit. Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba u shpreh për një “mungesë vullneti” në lidhje me transferimin e këtyre aseteve.

Që nga fillimi i pushtimit të Rusisë në Ukrainë u hodh ideja që paratë ruse të ngrira në bankat perëndimore në kuadrin e sanksioneve të përdoren për të rindërtuar Ukrainën e shkatërruar nga lufta. Vlera e këtyre aseteve të ngrira mendohet se shkon në qindra miliardë dollarë. /DW

Lajmet e fundit…

  • “Fetai merr rrogë por nuk shkon në punë”! Aliu: Pasi 9 majit do të jemi shembull se si mund të funksionohet ndryshe
  • Reagon Gani Geci pas fjalimit të nipit të tij kundër Thaçit
  • SHKON DREJT FUNDIT “QEVERIA E PËRZHINËS”? PËRPLASJE E FORTË POLITIKE NË SHKUP
  • Parregullsi në çdo të katërtën kompani! ISHT: Nga 509 mbikëqyrje, 124 gjoba me vlerë mbi 58.000 euro
  • Në emër të popullit, BURGIM I PËRJETSHËM për Naim Murselin!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara