www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Lindi pak minuta para tërmetit, vogëlushja marokene ende pa emër dhe me një palë rroba

Posted on September 11, 2023September 11, 2023 by User User1

Foshnja e Khadija-s nuk ka ende një emër dhe për momentin po jeton në një çadër të vendosur në anë të rrugës. Ajo erdhi në jetë vetëm disa minuta se të ndodhte tërmeti që shkaktoi mijëra viktima të premten mbrëma në Marok.

Edhe pse nënë e bijë nuk pësuan lëndime si pasojë e lëkundjeve të forta, spitali në Marrakesh ku ato ndodheshin u evakuua. Dhe, pas një kontrolli të shpejtë, atyre iu kërkua që të largoheshin nga godina, tre orë pas lindjes.

“Na thanë se duhej të largoheshim nga frika e pasgoditjeve,” tregon Khadija.

Me fëmijën e porsalindur në krah, Khadija dhe bashkëshorti i saj tentuan që të merrnin një taksi dhe të shkonin në shtëpinë e tyre në Taddart, në Atlas, por rrugët ishin të gjitha të bllokuara.

Tashmë, familja e re jeton në një çadër në një rrugë të fshatit Asni.

“Nuk kam marrë asnjë lloj ndihme nga autoritetet,” tregon nëna për mediat. “Na kanë ndihmuar banorët këtu me batanije. Tani kemi vetëm Zotin.”

Khadija tregon se për vajzën e saj të vogël ka vetëm një palë rroba. Megjithatë, ajo dhe e porsalindura e saj patën fatin që të dilnin të palënduara nga tërmeti. Të paktën 2000 persona të tjerë patën tjetër fat.

Ekipet e kërkim-shpëtimit vijojnë punën e tyre duke kërkuar nëpër gërmadhat që la pas goditja me magnitutë 6.8 të shkallës Rihter.

Ky ishte tërmeti më i fuqishëm që ka goditur Marokun në më shumë se 120 vite. Shumë persona rezultojnë ende të zhdukur. /A2CNN

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara