Çmimet e specave për ajvar në Tetovë janë nga 50 deri në 60 denarë për kilogram. Qytetarët thonë se çmimet janë të kripura për xhepin e tyre. Disa madje pohojnë se këtë vit nuk do të përgatisin ajvar ose do të bëjnë me sasi më të vogla.
Shtrenjtë janë si çdoherë.
-Me këto çmime ke llogari të përgatisësh ajvar?
Nuk ke por njëherë përgatitën për të siguruar dimrin dhe të dalësh pak më lirë.
-Mendon se në shtëpi del më lirë?
-Lirë nuk është por duhet që të meren dhe zgjidhje tjetër nuk ka.
-Shtrenjtë, llogaria është e dobët, rrogat e dobëta, pensionet e dobëta nuk mbërrin.
-Do të përgatisni ajvar?
-Pikëpyetje.
-Unë tash dola në treg, siç shoh çmimet diku mirë, diku shtrenjtë, çka të them. Ajvarin e bëjmë për qejf, nëse bëjmë, do bëjmë për qejf edhe pse është shtrenjtë por tash koha nxehtë akoma presim të freskohet.
-Nuk e di kush pa para po.
Për një familje mesatarisht duhet 50 kilogram speca për avjar që do të thotë rrethe 2700 denarë, nëse kësaj i shtohen edhe 300 denarë për domatet e zeza, pesë litra vaj për të cilat nevojitet 500 denarë, si dhe harxhimi i drurit apo rrymës, del se për përgatitjen e 28-30 kavanozave të ajvarit nevojiten së paku 3500 denarë.
