www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Shqipëria fiton ndaj Polonisë dhe merr kreun e tabelës

Posted on September 10, 2023September 10, 2023 by User User1

Shqipëria ka shënuar fitore shumë të rëndësishme në ‘Air Albania Stadium’, ndaj kombëtares së Polonisë, me rezultat 2-0

Fillimisht ishte momenti kur zhvillohej minuta e 37-të, kur Jasir Asani merr një top nga e djathta dhe me një gjuajtje të fuqishme shënoi për 1-0.

Pjesa e parë përfundoi me rezultat 1-0.

Pas një super goli në pjesën e parë nga Jasir Asani, në pjesën e dytë Shqipëria shtoi epërsinë.

Ylber Ramadani harkoi në zonë te Mirlind Daku, i cili pranon topin bukur dhe me një gjuajtje me kthim shënon për 2-0.

Me këtë fitore Shqipëria merr kreun e tabelës, duke u renditur e para me 10 pikë, Çekia e dyta me 8 pikë por me një ndeshje më pak, Moldavia e treta me 8 pikë, Polonia e katërta me 6 pikë dhe Ishuj Faroe e pesta me 1 pikë.

Kjo fitore i hap Shqipërisë rrugën për kualifikime në Euro2024.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara