www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Rreth 80 funksionarë dhe politikanë do t’i shpëtojnë burgut

Posted on September 10, 2023September 10, 2023 by User User1

“Më shumë se 80 persona të akuzuar në 14 çështje gjyqësore të nisura nga koha e Prokurisë Speciale do t’i nënshtrohen parashkrimit absolut të ndjekjes penale”,  thonë nga Koalicioni “Të gjithë për Gjykim të Drejtë”.

Me vjetërsimin e lëndëve, ata do ti shpëtojnë drejtësisë. Fjala është për rastet në të cilat ndiqen ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski, ish-kreu i DSK-së, Sasho Mijalkov, ish-ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançeska-Mileska, kryetari i komunës Karposhit, Stevçe Jakimovski e shumë të tjerë.

Miratimi i ndryshimeve ligjore në Kuvend u përshpejtua me arsyetimin se legjislacioni maqedonas është harmonizuar me legjislacionin evropian.

Analiza e Koalicionit të gjithë për një gjykim të drejtë tregon se ndryshimet në Kodin Penal padyshim do të kenë ndikim nga rreziku i vjetërsimit absolut të çështjeve: “Titanik”, “Trezor”, “TNT”, “TNT2”, “Trajektorja” dhe shumë raste tjera.

Siç thotë Darko Avramovski nga koalicioni “Të gjithë për gjykim të drejtë”, shumica e rasteve të Prokurorisë Speciale i referohen nenit 353 paragrafi 5, përkatësisht keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar.

Me ligjin e ri, fshihet paragrafi 5 i nenit 353 të ligjit të vjetër, i cili parashikon së paku pesë vjet burg për shpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar gjatë prokurimit publik ose dëmtim të buxhetit, fondeve publike apo aseteve të tjera të shtetit.

Sipas Avramovskit, këto dispozita me të cilat u zvogëluan sanksionet për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar dhe vepra të tjera penale nuk janë në përputhje me legjislacionin evropian. (INA)

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara