www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

“Për hatër të djalit …”, Fifi flet për marrëdhëniet me Adrola Dushin

Posted on September 10, 2023September 10, 2023 by User User1

Këngëtarja Filloreta Raçi ose ndryshe e njohur me emrin e artit Fifi dhe partneri i saj Adisi disa muaj më parë janë bërë për herë të parë prindër të një djali, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Theomal.

Romanca e saj me Adisin tërhoqi goxha vëmendjen në rrjet, teksa shpesh herë komentohej dhe ish-marrëdhënia që partneri i Fifit ka pasur me modelen Adrola Dushi me të cilin ndan dhe një djalë.

Së fundmi ajo iu është përgjigjur mbi 25 pyetjeve të “Prive” rrëth jetës së saj personale dhe profesionale.

E pyetur rreth raportit që ka me Adrola Dushin, Fifi tha se ka një marrëdhënie shumë korrekte me të.

“Shyqyr Zotit, ne e kemi një marrëdhënie shumë korrekte me njëra-tjetrën për hatër të çunit edhe për hatër të gjithçkaje që na përfaqëson. Ajo është super gocë, është fantastike edhe si femër…përveçse dua të them se ajo është edhe një nënë shumë e denjë dhe pse jo do ia kisha marrë këshillat për çunin tim”, u shpreh Fifi.

Ndër të tjera, këngëtarja foli dhe për komentet negative të njerëzve rreth marrëdhënies së saj me Adisin, teksa theksoi se njohja me të erdhi shumë vite pasi ai i kishte dhënë fund lidhjes me Adriolën.

“Unë as nuk është që kam prishur ndonjë marrëdhënie as nuk kam hyrë në ndonjë marrëdhënie, përkundrazi unë e kam gjetur Adisin në një periudhë shumë të largët prej momentit kur ai i ka ndarë rrugët me Adrolën. Pse unë e kam përzgjedhur atë njeri, e kam përzgjedhur sepse ai përmbysh gjysmën time, edhe unë jam shumë e lumtur që e kam në krah”, tha ajo.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara