www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Pas nderimit që ia bënë Dardanët në Prishtinë, reagon Rita Ora: Të dua Kosovë, vendi im më i preferuar në të gjithë botën

Posted on September 10, 2023September 10, 2023 by User User1

Në stadiumin “Fadil Vokrri” të shtunën u zhvillua ndeshja në mes të Kosovës dhe Zvicrës e vlefshme për kualifikim në “Euro 2024”, e cila përfundoi në rezultar 2-2.

Në tribunë, tifozët Dardanë kishin përgatitur një koreografi për të nderuar lojtarët e Kosovës, policët, ushtarët dhe mjekët.

Ndërsa në krye të banerit gjigant ishte vendosur ylli shqiptar me famë botërore, Rita Ora, me shallin me flamurin e Kosovës – nga sekuencat e klipit të famshëm “Shine Ya Light”.

E mesa duket një nderim i till i ka rënë në sy edhe vet këngëtares së hiteve ndërkombëtare, e cila i rishpërndau pamjet pë 16 milionë ndjekësit e saj në Instagram.

Fillimisht ajo rishpërndau një fotografi të një faqeje fansash të Përfaqësueses së Kosovës, ku shkruhej: “Prezenca e saj na solli neve fat”.

Ndërsa më pas, këngëtarja e lindur në Prishtinë rishpërndau videon e Presidentes Vjosa Osmani, ku shkroi në mbishkrimin e saj: “Të dua Kosovë, vendi im i preferuar në të gjithë botën”.

Rita Ora përndryshe që nag dita e saj e parë e debutimit në tregun ndërkombëtar të muzikës, e ka cekur me krenari origjinën e saj, duke i dedikuar këngë shtetit të vet, gjersa edhe ka kënduar falas në një koncert gjigant të organizuar në 10 Vjetorin e Pavarësisë, më 17 shkurt 2018. /Telegrafi

Lajmet e fundit…

  • Ja kush e fiton BBV5 Albania!
  • Real Sociedad shpallet kampion i kupë së Spanjës
  • Keqperdorime te veturave zyrtare në ministrinë e Stoilkoviçit!
  • Irani sulmon anije në Ngushticën e Hormuzit, Trumpi thotë se “ata s’mund të na shantazhojnë”
  • Nga arti në politikë: Adis Ismaili në krye të Nëndegës Beliçica të BDI-së në Gostivar

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara