Shkup, 10 shtator – Çdo investim i ri për mbrojtjen e vendit tonë do të thotë zhvillim i tregut të punës dhe përzgjedhje më e madhe të të rinjve specialistë nga fusha të ndryshme për përfitim të diturive të reja, mësim i teknologjive të reja, si dhe sigurim i rritjes në karrierë, theksoi në intervistën për MIA-n, Јelica Ivanovska, menaxhere e përgjithshme e BMZ Maqedoni, firmë përmes së ciлës BMZ gjermane do të realizojë investim në ZZHTI Shkup me mbi 750 vende të reja pune.
Ivanoska theksoi se tregu ynë i punës disponon me kuadro të reja dhe profesioniste të cilësisë së lartë dhe potencial të shkëlqyer për zhvillim të mëtutjeshëm, por se mundemi të jemi më të mirë në mënyrën se si i edukojmë, përmes sigurimit të më shumë programeve për mjeshtëri, të cilat do të munden praktikisht ta shfrytëzojnë në vendin e tyre të punë.
Në vazhdim intervista me Ivanovskën e bërë pas nënshkrimit të marrëveshjes së investimit në selinë e kompanisë në Frankfurt.
Zonja Ivanovska do ta menaxhoni investimin e ri në ZZHTI Shkupi 2 që do ta realizojë BMZ gjermane. Çka do të thotë kjo për ju si profesioniste dhe çka fiton shteti nga ky investim?
Menaxhimi me BMZ Maqedoni për mua është me të vërtetë një sfidë e madhe, por edhe (nga përvoja e deritanishme me këtë kompani) kënaqësi e vërtetë dhe nder. BMZ është kompani e cila mban llogari për punonjësit e vet në nivel botëror në kuptim të sigurimit të kulturës së shëndetshme të kompanisë dhe atosferës së bukur për punë, mundësi për mësim dhe përfitim të diturive të reja, si dhe mundësi për zhvillim të karrierës të të punësuarve në të gjitha segmentet, ndërsa në dobi të potencalit të punonjësve. Si edhe për pjesën më të madhe të investimeve të huaja dhe vendore, prsonalisht jam shumë e lumtur nga vendimi i BMZ që investon në Maqedoni, për shkak se çdo investim i ri për vendin tonë të vogël do të thotë zhvillim në tregun e punës dhe përzgjedhje më e madhe e të rinjve specialistë nga fusha të ndryshme për përfitim të diturive të reja, mësim i teknologjive të reja, si dhe sigurim i rritjes në karrierë.
Si menaxhere me përvojë dhe në zbatimin e investimeve tjera të huaja, që është kyçe për realizimin e suksesshëm të projekteve të këtilla, cilat janë avantazhet tona, anët e mira dhe cilat janë dobësitë, në të cilat duhet të punohet që të lehtësohen aktivitetet e parashikuara.
Nga përvoja e ime e deritanishme pohoj më me përgjegjësi se tregu ynë i punës disponon me të rinj dhe kuadro profesionistë me cilësi të lartë dhe potencial të shkëlqyer për zhvillim të mëtutjeshëm. Kjo sipas meje është edhe përparësia jonë më e madhe. Po, është e vërtetë se mund të jemi më të mirë në pjesën e mënyrës se si i edukojmë të rinjtë, në kuptim të sigurimit të më shumë programeve për mjeshtëri, të cilat të do munden praktikisht t’i shfrytëzojnë në vendet e tyre të punës, por gjithashtu mendoj se edhe në këtë pjesë ka progres të madh si në pjesën e edukimit formal ashtu edhe në atë joformal në Maqedoni. Në këtë drejtim është edhe bashkëpunimi tashmë i paralajmëruar i BMZ me Qeverinë në fushën e sigurimit të mbështetjes për edukimin e nxënësve, studentëve dhe specialistëve të rinj në fusha të ndryshme.
A do të ketë hapësirë për bashkëpunim me kapacitete vendore nga cila fushë?
Ashtu si investitorët e tjerë të huaj, në fillim të veprimtarisë sonë do të bashkëpunojmë edhe me kompani të veprimtarisë së shërbimit që na nevojiten për të ofruar infrastrukturën bazë për mbarëvajtjen e aktiviteteve tona. Përveç kësaj, BMZ bashkëpunon në operimin e saj me klientët që vijnë nga vendet në të cilat operon, andaj duke pasur parasysh tendencën globale për përdorimin e energjisë së gjelbër, nuk përjashtohet që së shpejti të shpallim bashkëpunim edhe me kompanitë kliente që operojnë në Maqedoni.
Si do të menaxhohet angazhimi i kuadrit të nevojshëm, duke pasur parasysh numrin jo të mjaftueshëm të fuqisë punëtorë të kualifikuar, çfarë kuadri do të nevojitet?
problemi me sigurimin e fuqisë punëtorë nuk është problem vetëm për Maqedoninë, por është problem global. Si dhe pjesa më e madhe e kompanive prodhuese, ashtu edhe ne në masën më tpë madhe kërkojmë të punësuar për në pjesën e prodhimtarisë, por gjithashtu kemi nevojë edhe për kuadër, me të cilin do t’i plotësojmë pozicionet e lira inxhinierike dhe specialistike në pjesën e logjistikës, mirëmbajtjes, cilësisë, procesit, industrializimit, si dhe në pjesën e financave dhe burimeve njerëzore. Procesi ynë i rekrutimit ka filluar gjatë verës.
Çfarë do t’i thonit fuqisë punëtore nga vendi që, sipas shumicës së hulumtimeve, planifikon të largohet nga vendi?
Largimi i fuqisë punëtore është vërtet i madh dhe është diçka që më trishton dhe më shqetëson personalisht (dhe jo vetëm në kontekstin e BMZ). Është e qartë për mua se nuk ka asnjë mesazh që mund të dërgojë ndonjëri prej nesh që do t’i mbajë në vend njerëzit që tashmë kanë vendosur të kërkojnë lumturinë e tyre profesionale (dhe private) jashtë vendit. Megjithatë, për të gjithë ata që ende hezitojnë nëse të largohen apo të qëndrojnë, mund të them se ekipi im dhe unë jemi aktivisht të përkushtuar për ta bërë BMZ një kompani për të cilën punonjësit do të jenë krenarë dhe ku do të jenë të lumtur të ndërtojnë karrierën e tyre dhe, nëse ju do të më lejoni të jem optimiste e vërtetë, ta kalojnë karrierën e tyre të punës.
