www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Akuzat e rënda, Antony “ndahet” me Manchester United

Posted on September 10, 2023 by User User1

Braziliani Antony është përballur me akuza dhune dhe përdhunimi gjatë ditëve të fundit. 23-vjeçari u transferua nga Ajax te Manchester United për 95 mln euro gjatë verës së vitit të kaluar.

Sezoni i dytë në “Old Trafford” ka nisur shumë keq për sulmuesin e djathtë. Ish e dashura e tij, pretendon se është përballur me dhunë fizike nga futbollisti.

Gabriela Cavallin thekson se pësoi një çarje në kokë dhe kishte nevojë për trajtim nga një mjek. Pasi Antony e sulmoi atë “me një goditje në kokë” në një dhomë hoteli në Mançester, më 15 janar.

Ajo gjithashtu u shpreh se “ish”-i i saj e ka goditur me grusht në gjoks, teksa futbollisti latin po përballet edhe me dy akuza të reja, të paraqitura nga dy gra të tjera në Brazil.

“Unë nuk jam nga ata që bien dakord me dhunën ndaj femrave, është një gabim i madh. Jam 100% kundër, pasi kam një nënë dhe një motër, dhe nuk do të doja kurrë që diçka e tillë t’u ndodhte atyre”, u mbrojt lojtari i United.

Ndaj të cilit Federata Braziliane e Futbollit ka vepruar menjëherë duke e përjashtuar nga skuadra kombëtare. Ndërkohë, Antony ka reaguar sërish me anë të një qëndrimi zyrtar:

“Kam rënë dakord me Manchester United që të marr një periudhë pushimi derisa të trajtohen akuzat e bëra kundrejt meje. Dua të ritheksoj pafajësinë time për gjërat për të cilat jam akuzuar. Do të bashkëpunoj plotësisht me policinë”, thekson lojtari i “Djajve të Kuq”.

Top Channel

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara