www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Aksident i rëndë i autobusit serb në Greqi afër kufirit me Maqedoninë e Veriut, raportohet për viktima

Posted on September 10, 2023September 10, 2023 by User User1

Të paktën tre persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar në aksidentin e trafikut që ndodhi herët në mëngjes në pjesën veriore të Greqisë, afër kufirit me Maqedoninë e Veriut, kur një autobus turistik nga Serbia u përplas me dy vetura dhe rruga është mbyllur që prej asaj kohe nga ora 6:30 e mëngjesit të sotëm për trafik.

Sipas televizionit shtetëror grek ERT, ka ndodhur një përplasje e drejtpërdrejtë mes një autobusi turistik dykatësh me 78 turistë nga Serbia dhe një veture, tre nga katër pasagjerët në automjet kanë humbur jetën, ndërsa rreth 45 turistë serbë janë plagosur, pesë prej tyre rëndë.

Pas përplasjes direkte, autobusi është përmbysur dhe në aksident është përfshirë një veturë e dytë, me shumë gjasa me targa serbe, e cila ka goditur mjetin, pa lënduar pasagjerët.

Pas aksidentit të trafikut, autostrada nga kufiri me Maqedoninë e Veriut është e mbyllur për qarkullim në të dy drejtimet, ndërsa automjetet janë drejtuar në rrugën e vjetër.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara