www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

16-vjeçari palestinez qëllohet për vdekje nga ushtria izraelite në Bregun Perëndimor

Posted on September 10, 2023September 10, 2023 by User User1

Një djalë 16 vjeçar është qëlluar për vdekje nga ushtria izraelite në një konfrontim në Bregun Perëndimor, thanë zyrtarët shëndetësorë palestinezë.

Milad al-Rai u godit në shpinë nga plumbat të shtunën, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë.

Vdekja e tij e çon numrin e palestinezëve të vrarë në Bregun Perëndimor në 185, prej tyre më shumë se 30 persona ishin nën 18 vjeç.

Ushtria izraelite tha se lëshoi gaz lotsjellës dhe hapi zjarr ndaj një grupi palestinezësh jashtë kampit të refugjatëve Al-Aroub, të cilët po hidhnin kokteje molotov ndaj tyre.

Tutje, nga ushtria deklaruan se janë në dijeni se një nga palestinezët ishte qëlluar dhe pohuan se ka viktima edhe ushtarë izraelitë.
Gjysma e palestinezëve të vrarë nga dhuna e këtij viti kanë qenë të lidhur me grupet militante, sipas një raporti nga agjencia e lajmeve Associated Press.

Izraeli thotë se shumica e të vrarëve ishin militantë. Por kanë vdekur edhe persona që nuk janë përfshirë në konfrontime dhe të rinj që kanë hedhur gurë në shenjë proteste kundër sulmeve.

Sulmet palestineze kundër izraelitëve janë rritur teksa ushtria izraelite i intensifikon bastisjet dhe arrestimet në Bregun Perëndimor.

Më shumë se 30 persona janë vrarë në sulme që nga fillimi i vitit 2023.

Izraeli thotë se sulmet kanë për qëllim të çmontojnë rrjetet militante dhe të pengojnë sulmet e ardhshme.

Palestinezët thonë se sulmet minojnë forcat e tyre të sigurisë, frymëzojnë më shumë militantizëm dhe forcojnë kontrollin izraelit mbi tokat që ata kërkojnë dhe shpresojnë të kenë shtet në të ardhmen, shkruan AP.

Lajmet e fundit…

  • “Fetai merr rrogë por nuk shkon në punë”! Aliu: Pasi 9 majit do të jemi shembull se si mund të funksionohet ndryshe
  • Reagon Gani Geci pas fjalimit të nipit të tij kundër Thaçit
  • SHKON DREJT FUNDIT “QEVERIA E PËRZHINËS”? PËRPLASJE E FORTË POLITIKE NË SHKUP
  • Parregullsi në çdo të katërtën kompani! ISHT: Nga 509 mbikëqyrje, 124 gjoba me vlerë mbi 58.000 euro
  • Në emër të popullit, BURGIM I PËRJETSHËM për Naim Murselin!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara