www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

MPJ: Dy shtetas tanë janë evakuuar në një kamp në Marakesh pas tërmetit në Marok

Posted on September 9, 2023September 9, 2023 by User User1

Shkup, 9 shtator – Ministria e Punëve të Jashtme shpreh ngushëllime për viktimat nga tërmeti katastrofik që goditi Marokun, me epiqendër në provincën Al Hauz, në jugperëndim të Marakeshit.

Nga MPJ-ja informojnë se Përfaqësia jonë diplomatiko-konsullore në Kajro është në komunikim me institucionet kompetente në Marok, për qytetarët që mund të jenë në rajonet e prekura dhe nevojën për evakuim.

“Në Përfaqësinë tonë diplomatiko-konsullore në Kajro, deri më tani janë paraqitur vetëm dy shtetas tanë, të cilët janë evakuuar dhe aktualisht ndodhen në një kamp në Marrakesh, në gjendje të mirë dhe nesër në mbrëmje do të udhëtojnë drejt Madridit”, theksohet në kumtesën e MPJ-së.

Ftojmë të gjithë shtetasit e Maqedonisë së Veriut që aktualisht ndodhen në Marok dhe kanë nevojë për ndihmë konsullore, të telefonojnë në numrin kujdestar të Ambasadës në Kajro +20 103 361 5542 dhe në numrin SOS të Ministrisë së Punëve të Jashtme 075/273-732.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara