www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Maqedonia e Veriut sonte përballë Italisë

Posted on September 9, 2023September 9, 2023 by User User1

Maqedonia e Veriut do të përballet sonte (e shtunë) me Italinë në një ndeshje për eliminatoret e Kampionatit Evropian “Gjermani 2024”.

Të përzgjedhurit e seleksionuesit Bllagoja Milevski janë përpara një sfide jashtëzakonisht të vështirë kur përballë vetes kanë kampionët e Europës në fuqi. Por, që nuk është mision i pamundur, Maqedonia e ka treguar edhe më herët.

Humbjen e fundit në Palermo, Italia do ta mbaj mend gjatë kohë, për faktin se Maqedonia e eliminoi në fazën e “play-off”-it për Botërorin e Katarit.

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut bëri përgatitjet e fundit mbrëmë, me Milevskin që pritet të nxjerrë më të mirën kundër Italisë.

Nga ana tjetër, Italia në Shkup vjen me ndryshime, ku në bankinë ka selektorin e ri Luciano Spalletin, i cili në këtë post e zëvendëson Roberto Mancinin që u largua. Italia për ndeshjen e sotme me Maqedoninë nuk do ti ketë në dispozicion yjet si Federico Chiesa dhe Lorenzo Pellegrinin.

Ndeshja ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Italisë do të zhvillohet sonte në arenën “Todor Proeski”, duke nisur nga ora 20:45. /Telegrafi/

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara