Vlad Ekzekutuesi, ai që njihet ndryshe si Drakula i Vllahisë, që u bë famëkeq prej metodave brutale të dënimit të armiqve në shekullin e 15-të.
Kështu që kështjella e pazakontë Forchtenstein në Austria, po u ofron vizitorëve një vizitë me pishtarë dhe guida udhëzuese për të zbuluar historinë e ‘Vlad Tepes Draculea’.
Historitë e tij të horrorit mund të trembin shumë vizitorë, por disa të tjera janë ende të tërhequr nga kurioziteti për ‘burrin e tmerrshëm’.
Vizitori Niklas Schütz, thotë se ka ardhur të mësojë pasi nuk e kupton qartë cfarë ishte ai në të vërtetë:
“Ai ishte një kont nga Rumania dhe gjatë luftës vriste mizorisht armiqtë e tij”, thotë Schutz.
Gazetari i AFP e pyet vizitorin nëse ai ishte një vampir.
“Jo, nuk ishte vampir, nuk më duket se kishte dhëmbë vampiri, nuk jam i sigurtë”, përgjigjet vizitori.
Historiani gjerman Florian Bayer, tha se personazhi mund të mos ishte i famshëm asokohe por riprodhimet në romane e filma e kanë bërë të njohur.
“Drakula i shkrimtarit Bram Stoker është një personazh i fundit të shekulli të 19 që më pas është reflektuar në shumë filma duke u kthyer në një subjekt artistik”.
“Siç thuhet, në formë hakmarrjeje ndaj ushtrisë otomane, armiqtë e vrarë ai i ngulte në hushta druri të vendosura përgjatë rrugës për të krijuar terror. Historia thotë gjithashtu se ai komandonte me dorë të hekurt në qytetin e tij duke eliminuar shpejt rivalët politikë”.
Punonjësi i muzeumit Bogdan Popovic, thotë se dokumentet tregojnë se udhëheqësi i Vllahisë kishte marëdhënie të mira me qytetin e Brasov por çuditërisht Perëndimi e përshkruante atë si vampir, “një mit që ndoshta është krijuar për të tërhequr turistë në Rumani, një formë hipokrizie marketingu”.
Vizitori gjerman Andrea Stupitz, thotë se ka ardhur me fëmijët për të mësuar për historinë, qoftë dhe në version zbavitës për çështje jo dhe aq zbavitëse.
“Fëmijët mbajnë mend më shumë kur vijnë këtu për ta shikuar. Është një mundësi për të mësuar për Dracula në këtë kështjellë mistike, madje dhe e dëgjon kur e tregojnë në formë narrative”, tha ai.



/topchannel
