www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Ekspertët juridik vlerësojnë se ndryshimet e Kodit Penal do të ndikojnë në rritjen e korrupsionit

Posted on September 9, 2023September 9, 2023 by User User1

Shkup, 9 shtator – Ekspertët vlerësojnë se ndryshimet e fundit në Kodin Penal motivojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Sipas profesorit universitar, Bashkim Selmani ndryshimet për të cilat Qeveria pretendon se janë bërë në përputhje me legjislacionin Evropian, në fakt janë ndryshime të cilat do të ngatërrojnë edhe më shumë punën e organeve ligj zbatuese dhe luftën efikase kundër krimit të organizuar, shkruan Alsat.“Ulja apo përgjysmimi i këtyre i këtyre sanksioneve sjell akoma më shumë rehati për udhëheqësit institucional që të ndikojnë sepse me këtë nen vështirë është të përcaktohet shpërdorimi i detyrës zyrtare, nëse një person ose shërbyes administrativ do të kryen një keqpërdorim me 50 euro ose me 2 milion euro. Pra tani të dy këto shuma janë të përbashkëta dhe janë shpërdorim i detyrës zyrtare. fatkeqësisht jo vetëm këto dy nene që është në kundërshtim me të drejtën e interesit publik por të gjitha ligjet tjera të cilët kanë bërë që para shërbyesve administrativ dhe udhëheqësve politik të dorëzohen edhe gjyqësor”, tha Bashkim Selmani, Jurist.Magjistri i shkencave juridike, Emir Kurtishi vlerëson se ndryshimet e fundit do të ndikojnë që edhe më tepër të ulet besimi i qytetarëve nëpër gjykata dhe prokurori.“Kjo bie ndesh me angazhimet që gjoja vendi ynë prej kohësh angazhohet për luftë kundër krimit dhe korrupsionit. Me këto ndryshime mund të themi se edhe më tepër do t’i ulë besimin qytetarëve dhe trupi votues ndaj deputetëve. Padyshim që ndikimi do të jetë negativ dhe do t’i ulet besimi institucioneve ligj zbatuese. Nëse në të vërtetë ka vullnet për luftë kundër korrupsioni, kemi shumë raste qoftë edhe në rajon dhe botë ku korrupsioni luftohet në mënyrë efikase. E dimë se nuk luftohet në mënyrë efikase por të paktën të luftohet dhe zvogëlohet. Ka gjithandej shembuj dhe raste shkollore të cilat mund të merren dhe zbatohen si praktika në vendin tonë”, u shpreh Emir Kurtishi, Jurist.Kurtishi dhe Selmani njëzëri vlerësojnë se pushteti ndryshimet po i përshtat për vete që të në të ardhmen të mos përgjigjet për krimet e mundshme.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara