www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Bastisje në 8 vende në Saraj dhe Gjorçe Petrov – arrestohen dy persona, kërkohen të tjerë

Posted on September 9, 2023September 9, 2023 by User User1

Në një aksion të përbashkët policor të më shumë departamenteve pranë MPB-së, janë arrestuar dy persona, të cilët dyshohen për tregti me armë.

“Pas urdhrave të pranuar paraprakisht nga gjyqtari i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup, janë kryer bastisje në tetë lokacione në zonën e Gjorçe Petrovit dhe Sarajit, te B.L. (27), E.SH.(35), X .L.(22), A.Sh.(28) dhe A.Sh.(28), A.Z.(25), G.K.(27), L.I.(19) dhe D.M. (24). Gjatë kontrolleve u gjetën prova të veprës penale të kryer nga neni 396 i Kodit Penal për ‘prodhim, mbajtje, ndërmjetësim dhe tregtim të paautorizuar të armëve ose lëndëve plasëse’, si dhe në lidhje me një sasi të madhe municioni dhe armë zjarri automatike të gjetur më parë më 23.08. 2023”, thonë nga MPB.

Dy personat janë ndaluar në komisariat, ndërsa po ndërmerren masa dhe aktivitete për gjetjen dhe ndalimin, siç thonë nga MPB, të personave të tjerë të përfshirë në krim.

Ndaj personave për të cilët janë siguruar provat SPB Shkup ka dorëzuar kallëzim penal tek PTHP-ja kompetente, ndërsa provat janë duke u siguruar edhe për personat e tjerë të përfshirë.

Gjyqtari i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup caktoi paraburgim në kohëzgjatje prej 30 ditësh për dy persona.

Lajmet e fundit…

  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara