www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Pirja e duhanit një ndër shkaktarët e sëmundjeve mendore

Posted on September 8, 2023September 8, 2023 by User User1

Pirja e duhanit rrit rrezikun e disa problemeve shëndetësore dhe të dhënat nga një studim i fundit sugjerojnë se njerëzit që pinë duhan janë në një rrezik shumë më të madh për të përfunduar në spital për shkak të sëmundjeve mendore.

Disa rezultate tregojnë se lënia e duhanit mund të ndihmojë në uljen e sëmundjeve të rënda mendore, shkruan MedicalNeës, transmeton Klankosova.tv

Një studim i publikuar në “Acta Psychiatrica Scandinavica Trusted Source” zbuloi se njerëzit që pinin duhan kishin 258 për qind më shumë gjasa të përjetonin shtrimin në spital në lidhje me skizofreninë, çrregullimin bipolar ose depresionin madhor.

Ndërkaq, lënia e duhanit mund të jetë një sfidë, shpesh duke kërkuar ndihmë nga profesionistët mjekësorë dhe nga familja dhe miqtë duke përfshirë mbështetjen nga këshilltarët të cilët mund të ofrojnë stërvitje dhe strategji për të ndihmuar me sfidat e lënies së duhanit.

Gjithashtu mjekët mund të ndihmojnë duke dhënë medikamente me recetë që ndihmojnë me disa efekte anësore të pakëndshme të lënies së duhanit.

Megjithatë, duke përdorur një plan dhe mbështetje të individualizuar, një person që pi duhan mund ta vendosë veten në një rrugë më të shëndetshme, fizikisht dhe mendërisht./klankosova

Lajmet e fundit…

  • “Hap një dritare drejt botëve të reja”, hapet Panairi i Librit 2026 në Shkup
  • “Fetai merr rrogë por nuk shkon në punë”! Aliu: Pasi 9 majit do të jemi shembull se si mund të funksionohet ndryshe
  • Reagon Gani Geci pas fjalimit të nipit të tij kundër Thaçit
  • SHKON DREJT FUNDIT “QEVERIA E PËRZHINËS”? PËRPLASJE E FORTË POLITIKE NË SHKUP
  • Parregullsi në çdo të katërtën kompani! ISHT: Nga 509 mbikëqyrje, 124 gjoba me vlerë mbi 58.000 euro

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara