www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Krenar Lloga takon në Bernë homologen zvicerane, pas takimit me Prokurorin e Përgjithshëm helvetik

Posted on September 8, 2023September 8, 2023 by User User1

Forcohen kontaktet e nivelit të lartë me Zvicrën: Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, takon në Bernë homologen zvicerane, pas takimit me Prokurorin e Përgjithshëm helvetik.

Ministri i Drejtësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Krenar Lloga, u takua sot në Bernë, kryeqytetin e Zvicrës, në ditën e Pavarësisë, me homologen e vet, Elisabeth Baume Schneider. Ky është takimi i dytë me autoritetet më të larta të drejtësisë së Zvicrës, pas takimit të paradokohshëm me Prokurorin e Përgjithshëm të Konfederatës, Stefan Blaetler.

Synimet e këtij intensifikimi të kontakteve janë:

Forcimi i bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit;

Shkëmbimi i informacionit për këto kategori krimesh, pasuritë e paligjshme, problemet me ekstradimet në vendin tonë etj; mundësia për ndihmë eventuale në sistemin e burgjeve, por edhe shkëmbimi i përvojave në këto fusha.

Ministri Lloga mori premtimin për bashkëpunim në këto segmente, që parashikojnë firmosjen eventuale të marrëveshjes mes dy palëve në fushën penale dhe atë civile, trajnime ekspertësh, ndihmë institucionale dhe vizitën e homologes Schneider në Shkup.

Kjo është vizita e parë pas shumë viteve e një Ministri të Drejtësisë së Maqedonisë së Veriut në Zvicër, ku jeton një numër i madh i shtetasve të republikës sonë.

Lajmet e fundit…

  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara