www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Fruta e perime në vend të barnave të shtrenjta!

Posted on September 8, 2023September 8, 2023 by User User1

Shëndeti i njerëzve me diabet, hipertension dhe mbipeshë u përmirësua kur pacientët mund të merrnin fruta dhe perime me një recetë nga mjekët e tyre dhe profesionistët e tjerë shëndetësorë. Shumë ofrues të kujdesit shëndetësor në SHBA kanë eksperimentuar me programet e fushatës “ushqimi është ilaç”, të cilat sigurojnë ushqim falas dhe të shëndetshëm për pacientët

Në vend të medikamenteve mjekët në një eksperiment po “përshkruajnë” fruta dhe perime për pacientët me probleme të ndryshme shëndetësore duke u ofruar atyre edhe opsione të përballueshme për xhepin. Dariush Mozaffarian, dekan dhe profesor në shkollën e Shkencave Nutriciste ka thënë se ushqimi është shumë i rëndësishëm për shëndetin njerëzor. Sipas tij, ushqimi është pjesë e jetës dhe kulturës. Ai thotë se zbulimet e fundit shkencore kanë treguar se ushqimi i pashëndetshëm ndikon shumë keq në shëndetin e njerëzve. Kjo gjë e ka bërë atë përkrahës shumë të madh të misionit “ushqimi është ilaç”. Mozaffarian thotë se para disa vjetësh nuk kishte prova të mjaftueshme se ushqimi është e keqja që po i bëhet njerëzimit dhe si pasojë, sipas tij, ka shumë sëmundje në botë.

“Me kalimin e kohës të ushqyerit shëndetshëm është bërë disi i papërballueshëm pasi që ushqimet e shëndetshme po kanë kosto të lartë”, thotë Mozaffarianai, duke shtuar se është diçka shumë e fuqishme.

Shëndeti i njerëzve me diabet, hipertension dhe mbipeshë u përmirësua kur pacientët mund të merrnin fruta dhe perime me një recetë nga mjekët e tyre dhe profesionistët e tjerë shëndetësorë. Shumë ofrues të kujdesit shëndetësor në SHBA kanë eksperimentuar me programet e fushatës “ushqimi është ilaç”, të cilat sigurojnë ushqim falas dhe të shëndetshëm për pacientët, në periudhë njëvjeçare ose më gjatë, shkruan ScienceAlert. Kurt Hager, Instruktor i Epidemiologjisë në UMass Chan Medical School dhe Fang Fang Zhang, profesor i Epidemiologjisë në Universitetin Tufts kanë folur mbi eksperimentin që kanë provuar. Sipas tyre, kjo është analiza më e madhe deri më sot e programeve të prodhimit të recetave, të cilat janë një shumëllojshmëri e këtyre përpjekjeve.

Ata i lënë pacientët me sëmundje që lidhen më të ushqyerit, të konsumojnë mollë, brokoli, manaferra, tranguj dhe lloje të tjera frutash e perimesh falas. Në Los Angeles, Boise, Houston, Minneapolis dhe vende të tjera ku u zbatuan programet, pjesëmarrësit zgjodhën frutat e perimet sipas zgjedhjes së tyre nëpër markete ku blinin me kartelën e lëshuar në kuadër të studimit.

Mjekët zbuluan se niveli i sheqerit në gjak, tensioni i gjakut dhe pesha e këtyre pacientëve u përmirësuan përgjatë studimit të tyre të ri, i cili u botua në Circulation: Cardiovascular Quality and Outcomes. Sipas tyre “përmirësimet që kanë parë në rezultatet klinike mund të kenë një ndikim domethënës në shëndetin e përgjithshëm”. “Për shembull, tensioni sistolik i gjakut, ose tensioni i gjakut gjatë rrahjeve të zemrës, u zvogëlua me më shumë se 8 milimetra merkur, ose mm Hg, ndërsa tensioni diastolik i gjakut, ose tensioni i gjakut midis rrahjeve të zemrës, u zvogëlua me gati 5 mm Hg”, thonë ata. Mjekët gjithashtu treguan se tash po i vlerësojnë pilot projektet e tjera ‘ushqimi është ilaç’. Gjithashtu po bëjnë një provë të kontrolluar e të përshtatshme, në të cilën një grup pacientësh me kancer do të marrin ushqim falas në shtëpi dhe grupi tjetër do të marrë kujdesin standard.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara