www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Çrregullimet e klimës do vijojnë

Posted on September 8, 2023September 8, 2023 by User User1

Çrregullimet e klimës do t’i bëjnë gjithnjë e më të ashpra fenomenet ekstreme të motit që globi po përjeton gjatë këtyre muajve të fundit. Paralajmërimi vjen nga ekspertët e klimës, të cilët duke komentuar studimin e agjencisë europiane për ndryshime klimatike, që arrinte në përfundimin se Gushti ishte muaji më i nxehtë në histori, thonë se vapa pritet të jetë gjithnjë e më përvëluese nga viti në vit.

“Vapa e madhe që pamë gjatë valëve të të nxehtit të këtij viti, e po ashtu edhe reshjet e dendura të shkaktuara nga stuhitë që pasuan vapën, tashmë janë të pashmangshme. Se çfarë mund të presim vitin e ardhshëm, vështirë të parashikohet, por e qartë është se fenomenet ekstreme do të shpeshtohen.“

Për shkencëtaren e klimës, Hana Klouk, njerëzimi ka ende në dorë të frenojë këto ndryshime të motit që po sjellin pasoja katastrofike me shumë viktima, ndër të tjera duke ndalur sa nuk është vonë, përdorimin e karburanteve që shkaktojnë efektin serë.

Agjencia Kopernikus e Bashkimit Europian për ndryshimet klimatike tha se vera e këtij viti ishte më e nxehta në histori, çka bëri që temperatura mesatare globale u rritën me 0.66 gradë, duke shkuar në 16.8 gradë Celsius.

Tv Klan

Lajmet e fundit…

  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara