www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Brazil, shkon në 28 numri i viktimave si pasojë e ciklonit tropikal

Posted on September 8, 2023September 8, 2023 by User User1

Ka shkuar në 28 numri i personave që kanë humbur jetën në ciklonin tropikal i cili është efektiv në jug të Brazilit që nga fundjava.

Guvernatori i rajonit, Eduardo Leite në një konferencë për media tha se punimet e kërkim-shpëtimit janë intensifikuar në Luginën e lumit Pardo dhe se ka mundësi që numri i të vdekurve të rritet.

Ai tha se numri i personave që kanë humbur jetën në përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga cikloni tropikal është rritur në 28. “Në zonën e Rio Grande do Sul po përballemi me një katastrofë klimatike të pashembullt”, theksoi Leite.

Zyrtarët njoftuan se në rajonin e Rio Grande do Sul 67 qyteza janë prekur nga stuhia e fuqishme dhe përmbytjet, 1.650 persona kanë mbetura pa shtëpi dhe mbi 3 mijë të tjerë janë strehuar përkohësisht në vende të sigurta.

Presidenti i Brazilit, Luiz Inacio Lula da Silva shprehu ngushëllime për familjet e personave që kanë humbur jetën për shkak të ciklonit. “Do të tregojmë çdo përpjekje për të ndihmuar popullin”, tha ai.

Shumë njerëz kanë humbur jetën dhe mijëra të tjera kanë mbetur pa shtëpi në përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga reshjet intensive gjatë këtij viti në Brazil.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara