www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Reagon Gruevski: Ndryshimet në Kodin Penal nuk kanë lidhje me kthimin tim në Maqedoni

Posted on September 7, 2023September 7, 2023 by User User1

Ish-kryeministri, Nikolla Gruevski nëpërmes rrjetit social facebook ka reaguar ndaj ndryshimeve në Kodin Penal ku mes tjerash opozita shqiptare dhe disa media aludonin se ky ndryshim po bëhet veç tjerash për kthimin e Gruevskit në Maqedoni dhe faljen e uljen e disa dënimeve me burg, përcjellë Klan M. Por Gruevski i mohoi këto pretendime duke thënë se ai po përndiqet padrejtësisht politikisht dhe synohet eliminimi i tij politik.

”Partitë, drejtpërdrejt ose përmes “botave” të tyre të internetit dhe përmes mediave të tyre në Maqedoni, në mungesë të punës, vizionit, ofertës, projekteve dhe zgjidhjeve konkrete për problemet e popullit në Maqedoni, përplasen rregullisht dhe çdo dy ose tre muaj dalin me spina të drejtuara ndaj meje, në drejtim kise për disa marrëveshje të bërë joparimore me dikë a diçka, konspiracione e të ngjashme, kështu që prej disa vitesh më duhet t’i demantoj ashtu siç bëj dhe tani. Ndryshime të tilla Ligjore flitet në publik për një kohë të gjatë, rreth katër-pesë vjet, dhe me sa shoh nga mediat, ka shumë politikanë të interesuar për t’i miratuar të njëjtat.

Unë dhe disa kolegë të mi jemi nën persekutim për gjëra të pabëra dhe kjo quhet persekutim politik. Ai persekutim vazhdon edhe sot e kësaj dite dhe frika prej mosrealizimit dhe dështimit të tij ende vazhdon dhe rritet.

Dhe ka arsye të frikësohen!” – ka shkruar ish-kryeministri në arrati, Nikolla Gruevski. /KlanMacedonia/

Lajmet e fundit…

  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara