www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Pendarovski nënshkroi Dekretin për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Penal

Posted on September 7, 2023September 7, 2023 by User User1

Presidenti Stevo Pendarovski, sot vendosi ta nënshkruajë Dekretin për shpalljen e Ligjit për ndryshime dhe plotësime të Kodit Penal, njoftojnë nga kabineti i presidentit.

“Me ndryshimet në Kodin Penal, të miratuara nga Kuvendi, nuk parashikohet amnisti për veprat penale në kryerjen e shërbimit. Përkundrazi, ende parashikohen dënime për kryerësit e atyre veprave, me atë që me këto ndryshime theksi vihet në të a.q. konfiskim të zgjatur të pronës. Në atë pjesë ndryshimet e Ligjit janë harmonizuar me Direktivën evropiane për fiksimin dhe konfiskimin e lëndëve dhe interesit pronësor, e cila përveç dënimit me burg, fokusin e vë në marrjen e interesit pronësot nga autorët e këtyre veprave penale”, citohet në kumtesë.

Presidenti Pendarovski, siç theksohet, pret që masa e konfiskimit të zgjatur të pronës të mos mbetet vetëm në letër siç ka qenë deri më tani, por të zbatohet shumë më shpesh në praktikë dhe në të gjitha rastet e keqpërdorimeve të konstatuara në kryerjen e shërbimit, interesi pronësor i fituar në mënyrë joligjore dhe mjetet e keqpërdorura të kthehen në buxhet.

Kuvendi dje i miratoi ndryshimet dhe plotësimet e Kodit Penal me 48 vota “pro” dhe 36 “kundër” dhe një me abstenim. Ndryshimet shkaktuan reagime në opinion sepse i referohen  neneve që i “lehtësojnë” dënimet që prekin funksionarë, persona zyrtarë dhe përgjegjës në ndërmarrje publike dhe institucione. Sipas Qeverisë, e cila i propozoi këto ndryshime me flamur evropian, bëhet fjalë për harmonizimin me direktivat e Bashkimit Evropian. Për opozitën, është një tentativë për të amnistuar funksionarët aktualë në rast të ndryshimit të pushtetit. Në ndërkohë, Zyra e BE-së në Shkup kontrollon nëse është keqpërdorur flamuri evropian.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara