www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Ish-ambasadori Delawie iu bën thirrje pesë vendeve të BE-së që ta njohin Kosovën

Posted on September 7, 2023 by User User1

Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, iu ka bërë thirrje pesë vendeve anëtare të Bashkimit Evropian që ta njohin pavarësinë e Kosovës.

Përmes një postimi në Twitter, ai ka thënë se në këtë mënyrë ato kontribuojnë për paqen e qëndrueshme në Ballkan.

“Është padyshim koha që Spanja, Qiproja, Rumania, Sllovakia dhe Greqia ta njohin realitetin e pavarësisë së Kosovës dhe të kontribuojnë për paqen e qëndrueshme në Ballkan”, ka shkruar Delawie, teksa ka shpërndarë një shkrim të kolumnistit dhe asistentit kërkimor nga Spanja, Juan García-Nieto, ku flet për Kosovën dhe domosdoshmëri e njohjes nga të gjitha vendet e BE-së.

Në shkrimin e tij, García-Nieto ka thënë se refuzimi me kokëfortësi që Kosova të njihet edhe nga 5-shja e BE-së, dëmton politikën e jashtme të BE-së në Ballkan dhe perspektivën e Kosovës për shtetësi./koha.mk

Lajmet e fundit…

  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara