www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Hetim ndaj tre policëve në Ferizaj pasi në veturën zyrtare i lejuan të hyjnë dy femra

Posted on September 7, 2023September 7, 2023 by User User1

Të mërkurën është raportuar se dy femra rreth orës 23:30 kanë hyrë në një veturë të Policisë së Kosovës në rrugën “12 qershori”, në Ferizaj.

Telegrafi ka dërguar pyetje në Policinë e Kosovës të cilët përmes adresës elektronike nga zyra për informim thanë se në lidhje me rastin është njoftuar Inspektorati Policor i Kosovës.

Në përgjigjen e tyre po ashtu thuhet se policia ka marrë deklaratat e tre policëve (dy meshkuj dhe një femër) që ishin në kryerje të detyrës zyrtare.

“Ju njoftojmë se menaxhmenti i policisë së stacionit në Ferizaj, mbrëmë ka nisur grumbullimin e informatave fillestare, ka marrë deklaratat e tre policëve ( dy meshkuj dhe një femër) që ishin në kryerje të detyrës zyrtare, duke patrulluar me veturë zyrtare me datën 05.09.2023, rreth orës 23:30 në rrugën ‘12 Qershori’ në Ferizaj, ku shihen dy qytetarë (vajza) duke u futur në veturën e policisë. Në lidhje me rastin është njoftuar Inspektorati Policor i Kosovës”, thanë nga zyra për informim.

Ndërsa, zëdhënësi i IPK-së, Arbër Beka në një prononcim për Telegrafin ka thënë se janë në fazën e grumbullimit të informatave për tre zyrtarë policorë.

“Ju njoftojmë se IPK-ja sipas detyrës zyrtare ka iniciuar rastin në fjalë dhe është në fazën e grumbullimit të informacioneve ndaj tre zyrtarëve policorë”, ka thënë Beka. /Telegrafi/

Lajmet e fundit…

  • “Fetai merr rrogë por nuk shkon në punë”! Aliu: Pasi 9 majit do të jemi shembull se si mund të funksionohet ndryshe
  • Reagon Gani Geci pas fjalimit të nipit të tij kundër Thaçit
  • SHKON DREJT FUNDIT “QEVERIA E PËRZHINËS”? PËRPLASJE E FORTË POLITIKE NË SHKUP
  • Parregullsi në çdo të katërtën kompani! ISHT: Nga 509 mbikëqyrje, 124 gjoba me vlerë mbi 58.000 euro
  • Në emër të popullit, BURGIM I PËRJETSHËM për Naim Murselin!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara