www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Burg për profesorët Shuklev dhe Ristevski, kërkonin para dhe shërbime seksuale për nota

Posted on September 7, 2023September 7, 2023 by User User1

Gjykata Penale e Shkupit ka shqiptuar aktgjykimin për herë të dytë për rastin “Erasmus”, me çrrastë i akuzuari Bobek Shuklev u dënua me 4 vjet e gjashtë muaj burg për “marrje ryshfet”, Sllave Ristevski u dënua me katër vjet burg, Dragan Denkovski u dënua me dy vite burg me kusht, nëse në pesë vitet e ardhshme nuk përsërit veprën penale.

Gjykata, të akuzuarve Bobek Shuklev dhe Sllave Ristevski ua ndaloi kryerjen e profesionit të profesorit për pesë vite.

Ndryshe, ky është gjykimi i dytë për rastin “Erasmus”, pasi në qershor të vitit 2021, Gjykata e Apelit e ktheu në rigjykim lëndën “Erasmus” dhe nuk konfirmoi dënimet me burg për profesorët e Fakultetit Ekonomik të shqiptuara më parë nga Gjykata Penale.

Tre profesorët Bobek Shuklev, Dragi Janev, Sllave Ristevski dhe demonstruesi Dragan Denkovski u ndoqën penalisht për marrje ryshfeti nga studentët për shkrimin e notave kaluese. Me rastin e shqiptimit të dënimit, për profesorët Shuklev dhe Janev, gjyqtari po ashtu tha se është vërtetuar se ata kanë kërkuar edhe shërbime seksuale nga studentet./alsat.mk

Lajmet e fundit…

  • Në emër të popullit, BURGIM I PËRJETSHËM për Naim Murselin!
  • Reagon përsëri Bashkimi Demokratik për Integrim kundër politikave të qeverisë
  • FENOMEN I ÇUDITSHËM NË SARAJ: NDALIMI I PAARSYESHËM I NDRIÇIMIT PUBLIK TË NATËS!
  • Kryeminstri spanjoll Pedro Sanchez kërkon ndërprerjen e Marrëveshjes së Asocimit me Izraelin
  • BDI kërkon dorëheqjen e Izet Mexhitit: Të mos e mbajë peng popullin shqiptar!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara