www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Aktori i njohur mund të dënohet me 30 vjet burg për dy raste të përdhunimit

Posted on September 7, 2023September 7, 2023 by User User1

Ylli i “The ’70 Show”, Danny Masterson mund të dënohet deri në 30 vjet burgim, për akuzën e përdhunimin e dy grave dy dekada më parë.

Gjykatësja e Gjykatës së Lartë të Los Anxhelosit, Charlaine F. Olmedo, do të dënojë aktorin 47-vjeçar pasi vendosi mbi një mocion mbrojtës për një gjyq të ri që ajo mund ta refuzojë, pasi dëgjoi deklaratat e viktimave, raporton AP, transmeton Klankosova.tv

Dyshohet se të dy sulmet ndodhën në shtëpinë e Masterson në zonën e Hollivudit në vitin 2003, kur ai ishte në kulmin e famës së tij.

Juria nuk mundi të merrte një vendim unanim për një akuzë të tretë, një pretendim se Masterson përdhunoi gjithashtu edhe të dashurën e tij prej shumë kohësh.

Ndërsa ky vendim erdhi në një seancë gjyqësore të dytë pasi një juri nuk arriti të merrte vendime për tre akuza, dhe prokurorët pretenduan se Masterson përdori rëndësinë e tij në Kishën e Scientology, për të shmangur pasojat për dekada pas sulmeve.

Lajmet e fundit…

  • BDI kërkon dorëheqjen e Izet Mexhitit: Të mos e mbajë peng popullin shqiptar!
  • BDI alarmon për “grryerjen” e Marrëveshjes së Ohrit: Akuza për presion politik ndaj ish-zyrtarëve
  • Ja kush e fiton BBV5 Albania!
  • Real Sociedad shpallet kampion i kupë së Spanjës
  • Keqperdorime te veturave zyrtare në ministrinë e Stoilkoviçit!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara