www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

QMK: Janë shuar zjarret në rajonin e Kumanovës

Posted on September 6, 2023September 6, 2023 by User User1

Zjarri në vendin Vrello në Vaksincë të Likovës është shuar, njoftuan sot nga Qendra për menaxhim me krizat (QMK). Zjarri, ashtu siç informojnë prej Qendrës rajonale për menaxhim me kriza, shpërtheu në orën 19:00, kurse ekipet e zjarrfikësve të Kumanovës e kanë shuar pothuaj deri në orën 23:00. Zjarri ka kapluar edhe barin e thatë dhe kashtën në afërsi të rezervuarëve të “Makpetrolit”.

Dje, është shuar edhe zjarri në Belkovc, i cili erdhi nga fshati i afërt Rugjincë. Nga zjarri është përfshirë një sipërfaqe më e madhe prej 150 hektarëve shkurre dhe barë i thatë.

Ekipet e katër njësive zjarrfikëse e kanë shuar me ndihmën e helikopterit të MPJ-së, i cili ka hedhur mbi 20 tonë ujë. Nga zjarri është djegur një objekt dhe një shtëpi e braktisur. (Telegrafi)

Lajmet e fundit…

  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara