www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Popujt indigjenë protestojnë ‘me fshikullima thuprash’ kundër korrupsionit në Guatemala

Posted on September 6, 2023September 6, 2023 by User User1

Përfaqësues të komuniteteve indigjene protestonin sot në kryeqytetin Guatemala City kundër korrupsionit të drejtësisë dhe qeverisë se vendit, pas tentativës së prokurorëve për të pezulluar partisë e presidentit të zgjedhur Bernardo Arevalo.

Gjykata e lartë elektorale ka shfuqizuar përkohësisht tentativën.

Dhjetra priftërinj guatemalas dhe liderë indigjenë jepnin fshikullime simbolike me kamzhikë presidentit në post Alejandro Giammattei dhe kryeprokurorit Consuelo Porras, mes akuzave të qeverisë për korrupsion dhe shkelje të vullnetit të popullit.

Përdorimi i simbolikës së dënimit trupor në sheshe publike, që vjen nga kultura Maja, ishte një kundërshtim për tentativën e pezullimti të partisë Semilla të drejtuar nga i zgjedhuri Arévalo.

Demonstruesit kryen fshikullimat simbolike të disa zyrtarëve të qeverisë në trotuarin para Kongresit të vendit dhe Pallatit të Kulturës, raportonte rrjeti AFP.

Kjo praktikë është e njohur në shumë fshatra indigjene të Guatemalës ku përdoret për të dënuar ata që shkelin vlerat e komunitetit.

“Kjo është hera e parë që dënimi tradicional ‘Xikai’ aplikohet për elitarët dhe mafian e korrupsionit, që po pijnë gjakun dhe jetën e njerëzve”, tha për rrjetin AFP priftëresha vendase Alida Vicente.

“Jemi të lodhur tashmë me drejtësinë në Guatemala që bën të kundërtën e asaj që thotë ligji dhe vihet në shërbim të korrupsionit, mafias dhe elitës”, shtoi ajo.

Lajmet e fundit…

  • Kaltrina Beqiri: Qeverinë teknike e dërgojmë në histori
  • “Prindërit tanë ranë dëshmorë për gjuhën shqipe”, #Organizatori i protestës së studentëve në Shkup: Kanë frikë se ne fitojmë shumë të drejta
  • PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas afateve kushtetuese
  • Provokimi në Shkup, ministri i Mbrojtjes së RMV përulet me ceremoni para pllakës përkujtimore ku shqiptarët etiketohen si terroristë
  • Edhe pse disа banorë të Çairit kanë kërkuar që mos të mbyllet vendkalimi për këmbësorët pranë Bit-Pazarit, Qyteti i Shkupit është i vendosur të vendosë gardh dhe ta mbyll pergjithmonë

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara