www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Pendarovski i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të ri të Sllovenisë, Gregor Presker

Posted on September 6, 2023 by User User1

Presidenti Stevo Pendarovski i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të ri të Republikës së Sllovenisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Gregor Presker.

Duke i dëshiruar mirëseardhje në vendin tonë ambasadorit Presker, presidenti Pendarovski e theksoi kënaqësinë nga marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe dhe nga bashkëpunimi i suksesshëm mes të dyja vendeve mike të cilat karakterizohen me mbështetje dhe respekt të ndërsjellë, njoftoi kabineti i shefit të shtetit.

Presidenti Pendarovski, duke shprehur mirënjohje të madhe për mbështetjen e qartë dhe të parezervë që Sllovenia jep për perspektivën tonë evropiane, si dhe për ndarjen e përvojave me ne në këtë proces, shprehu besimin se ato do të vazhdojnë me intensitet edhe më të madh në periudhën e ardhshme. Ai theksoi gatishmërinë për intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik dhe rritjen e tregtisë, si dhe përkushtimin për pasurimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë, mbrojtjes, bujqësisë, arsimit dhe kulturës.

Presidenti Pendarovski tha se pakica maqedonase në Republikën e Sllovenisë dhe pakica sllovene në Republikën e Maqedonisë së Veriut, përveç që janë promotorë të pasurisë kulturore dhe traditës së të dyja vendeve, janë edhe urë për forcimin e mëtejmë të miqësisë Maqedoni e Veriut – Slloveni. Në këtë kontekst, presidenti vlerësoi se rritja e numrit të studentëve nga Maqedonia e Veriut që gëzojnë mikpritjen sllovene, garanton sigurimin e së ardhmes së miqësisë Maqedoni e Veriut – Slloveni.

Në ceremoninë e dorëzimit të letrave kredenciale, ambasadori Presker theksoi se marrëdhëniet e shkëlqyera reciproke mes dy vendeve ishin konfirmuar edhe me atë që Republika e Sllovenisë është vendi i parë i huaj i cili ka hapur ambasadë në vendin tonë dhe që vendi ynë e hapi ambasadën e tij të parë në Republikën e Sllovenisë.

Ambasadori i ri slloven e theksoi bashkëpunimin e suksesshëm politik mes të dyja vendeve, ekonomik, si dhe bashkëpunimin në sferën e mbrojtjes, çështjeve të brendshme, kulturës, shkencës, arsimit si dhe në sferën e sportit.

Ambasadori Presker theksoi se gjatë mandatit të tij do të angazhohet për përparimin e suksesshëm të Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj drejt BE-së dhe se Sllovenia dëshiron që Maqedonia e Veriut t’i përmbushë të gjitha kushtet e nevojshme për vazhdimin e suksesshëm të procesit të anëtarësimit në BE sa më shpejt të jetë e mundur. Ai shtoi se marrëdhëniet e sinqerta, të hapura dhe miqësore mes dy vendeve konfirmohen edhe nga vendimi i shpejtë i Maqedonisë së Veriut për dërgimin e ushtarëve në Slloveni, të cilët me vetëmohim ndihmuan popullin slloven pas përmbytjeve katastrofike të fundit, dhe shprehu mirënjohjen për solidaritetin e vendit tonë dhe sakrificën e ushtarëve nga Maqedonia e Veriut në këtë situatë të vështirë.

Pendarovski ambasadorit Presker i dëshiroi sukses në kryerjen e funksionit, informojnë nga kabineti i presidentit.

/koha.mk

Lajmet e fundit…

  • FENOMEN I ÇUDITSHËM NË SARAJ: NDALIMI I PAARSYESHËM I NDRIÇIMIT PUBLIK TË NATËS!
  • Kryeminstri spanjoll Pedro Sanchez kërkon ndërprerjen e Marrëveshjes së Asocimit me Izraelin
  • BDI kërkon dorëheqjen e Izet Mexhitit: Të mos e mbajë peng popullin shqiptar!
  • BDI alarmon për “grryerjen” e Marrëveshjes së Ohrit: Akuza për presion politik ndaj ish-zyrtarëve
  • Ja kush e fiton BBV5 Albania!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara