www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Nuk dha dorëheqjen/ Rubiales akuzohet për sulm seksual, pasojat mund të jenë të rënda

Posted on September 6, 2023 by User User1

Jenni Hermoso ka depozituar një padi në prokurori për një “puthje të pakërkuar” nga presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales, pas finales së Kupës së Botës për femra.

Futbollistja spanjolle e akuzon “shefin” e Federatës për sulm seksual, pasi ajo u puth në buzë pas fitores 1-0 të Spanjës ndaj Anglisë, më 20 gusht.

Hermoso ka thënë vazhdimisht se puthja nuk ishte konsensuale, por Rubialesi i sfidoi të githë, duke refuzuar të japë dorëheqjen.

Trajneri Jorge Vilda ishte i vetmi anëtar i ekipit kombëtar të femrave që nuk dha dorëheqjen në shenjë proteste për sjelljen e Rubiales në fund të finales.

Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF) konfirmoi shkarkimin e tij të martën pasdite.

Vilda u pa duke duartrokitur Rubialesin në asamblenë e përgjithshme urgjente të RFEF-së, kur ai (Rubiales) njoftoi më 25 gusht se nuk do të jepte dorëheqjen për veprimet e tij në Sydney.

/topchannel

Lajmet e fundit…

  • Ky eshte autori i vrasjes ne Turqi!
  • Ja si e shiten Bërvenicen Izet Mexhiti dhe Haqim Ramadani
  • Studentët kërkojnë zbatim të të drejtave ligjore, reagon Rafis Aliti ndaj Mickoskit
  • Studentët shqiptarë protestojnë sot në Shkup
  • VLEN-i sot si Lidhja Komuniste e Jugosllavisë dikur, kundër studentëve, në anën e pushtetit

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara