www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Gjumi dhe rëndësia e tij në kualitetin e jetës

Posted on September 6, 2023September 6, 2023 by User User1

Gjumi është një pjesë e rëndësishmë e jetës së secilit prej nesh. Së bashku me ushqimin dhe aktivitetin fizik, gjumi është njëra nga shtyllat mbi të cilat bazohet një jetë e shëndetshme dhe e lumtur. Ne nuk flemë në gjumë gjatë natës vetëm që të pushojmë. Gjatë kohës kur jemi në gjumë organizmi dhe truri jonë nuk ndalen së funksionuari. Truri bën ndarjen e informatave të nevojshme nga ato të panevojshmet, të cilat më pas i harrojmë. Trupi liron toksinat e marra gjatë ditës dhe të gjitha qelizat ripërtërihen gjatë gjumit të natës. Prandaj, një gjumë i mirë i natës ka rëndësi jetike për secilin.

Sasia e gjumit që i nevojitet çdo personi varet nga disa faktorë të ndryshëm, sidomos nga mosha. Sipas specialistëve, orët e rekomanduara që njerëzit duhet ti kalojnë në gjumë, sipas moshës, janë:

Mosha:Sasia e rekomanduar e gjumit:
Të posalindurit16 orë
Nga 3 deri në 12 vjeçRreth 10 orë
Nga 13-18 vjeçRreth 10 orë
Nga 19 deri në 55 vjeçRreth 8 orë
Mbi 65 vjeçRreth 6 orë
Përveq moshës edhe faktorë të tjerë si shtatëzania, mosha e kaluar, mungesa e gjumit, kualiteti i gjumit etj. Ndikojnë në nevojën e një personi për gjumë.
Sipas një studimi me 10,132 njerëz, 56% e personave që kanë probleme me gjumin ishin nga SHBA-të dhe 23% nga Japonia. Shumica e individëve raportuan se problemet me gjumin ndikojnë në jetën e tyre familjare, në aktivitetet e përditshme personale dhe profesionale.
Për të mos pasë mungesë e ç’rregullime gjumi, duhet ti plotësojmë disa kushte. Ndër faktorët që ndikojnë në kualitetin e gjumit tonë padyshim është dysheku në të cilin flemë. Dysheku duhet të ndërrohet me kalimin e kohës për shkak se materialet dhe shkuma brenda fillon të dëmtohet. Në këtë mënyrë edhe gjumi juaj nuk do të jetë si më parë. Michael Decker, profesor në Universitetin e Gjeorgjisë dhe përfaqësues i Akademisë Amerikane të Gjumit, nuk rekomandon që një dyshek të përdoret për më tepër se 10 vjet. Gjithashtu specialist të ndryshëm të gjumit rekomandojnë dyshekët me shtresën Memory për një gjumë sa më të mirë. Kjo shkumë i  përshtatet konturave specifike të trupit. Duke ju përgjigjur temperaturës dhe presionit të trupit, lejon që pesha të shpërndahet njëtrajtësisht në të gjithë sipërfaqen e saj, në këtë mënyrë nuk ndjeni presionin e peshës suaj dhe trupi ndjehet i liruar. Dysheku Comodita Memory ofron kualitet të jashtëzakonshëm për shkak të veçorive të shkumës Memory që çdo ditë e më tepër po vlerësohet nga specialistët e studiuesit e gjumit në të gjithë botën.


Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara