www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

E pabesueshme por e vërtetë! Burri nga Vietnami zbulon se nuk fle që nga viti 1962

Posted on September 6, 2023 by User User1

Një i moshuar 80-vjeçar nga Vietnami pretendon se nuk e ka fjetur nga viti 1962. Ai vetë nuk e di arsyen, por as mjekët nuk kanë arritur ta gjejnë. Ai thjesht dëshiron të flejë.

Tai Ngoc pretendon se nuk ka fjetur për 61 vjet. Gjithçka filloi gjatë Luftës së Vietnamit, e cila zgjati nga 1955 deri në 1975.

Në një intervistë me YouTuber-in Drew Binski, Ngok tha se e mban mend të ftohtin e vitit 1962, por nuk e di nëse kjo i shkaktoi pagjumësi dhe as mjekët nuk mund ta konfirmonin këtë. Ai ka provuar shumë gjëra, nga mjekimet tradicionale deri te sasitë e shumta të alkoolit, por nuk mund të flejë.

Në fillim shpresonte se pagjumësia do të zhdukej, por tani ka gjashtë dekada, tha ai.

Tai Ngoc jeton një jetë shumë të thjeshtë me gruan e tij në një fshat të vogël në jug të Vietnamit. Ai prodhon dhe shet verë orizi për bukën e gojës.

Në një intervistë për Binski, ai tha se është plotësisht i kënaqur me jetën e tij, por dëshiron vetëm të flejë.

/alsat.mk

Lajmet e fundit…

  • “Hap një dritare drejt botëve të reja”, hapet Panairi i Librit 2026 në Shkup
  • “Fetai merr rrogë por nuk shkon në punë”! Aliu: Pasi 9 majit do të jemi shembull se si mund të funksionohet ndryshe
  • Reagon Gani Geci pas fjalimit të nipit të tij kundër Thaçit
  • SHKON DREJT FUNDIT “QEVERIA E PËRZHINËS”? PËRPLASJE E FORTË POLITIKE NË SHKUP
  • Parregullsi në çdo të katërtën kompani! ISHT: Nga 509 mbikëqyrje, 124 gjoba me vlerë mbi 58.000 euro

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara