www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Arrestohen dy punëtorë kinez, dëmtuan Murin e Madh kinez pasi përtonin ti binin rrotull

Posted on September 6, 2023September 6, 2023 by User User1

Një pjesë e Murit të Madh Kinez është dëmtuar seriozisht nga disa punëtorë ndërtimi në provincën qendrore të Shanxi pasi që përdorën një ekskavator për ta depërtuar murin kinez, transmeton Gazeta Metro.

Policia ka thënë se dy persona janë ndaluar pasi që dyshohen se me eskavator tentuan të krijonin një rrugë të shkurtër duke dëmtuar murin ikonik kinez.

Një mashkull 38 vjeçar dhe një grua 55 vjeçare ishin duke punuar afër zonës 32 në Murin e Madh pikërisht në vendin ku ishte dëmtuar ai, raporton BBC.

Ata kishin krijuar një hapësirë më të madhe në një vend ku muri veqse ishte i ndërprerë ndërsa dyshja me ekskavator ka zgjeruar këtë ndërprerje në mënyrë që të krijojë rrugë.

Policia kineze ka thënë se këta dy persona kanë kryer një dëm të pariparueshëm ndaj integritetit të Murit kinez dhe ndaj sigurisë së relikteve kulturore.



Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara