www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Zjarri merr përmasa të mëdha në Lushnjë/ Evakuuohen banorët, nën hetim një 58-vjeçar

Posted on September 5, 2023September 5, 2023 by User User1

Zjarri që ka marrë përmasa të mëdha në fshatin Zham të Lushnjës dyshohet të jetë i qëllimshëm.

Policia ka vënë nën hetim një 58-vjeçar, që pasi i vuri flakën mbeturinave, zjarri përfshiu një sipërfaqe të madhe ullishteje dhe pemësh.

Ndërkohë, janë evakuuar banorët nga banesat që mund të rrezikohen nga zjarri.

“Ishim duke pirë kafe, kur pamë zjarrin. U përhap me shpejtësi shumë të madhe. Kishte erë të fuqishme. Ullishtja u dogj, të paktën mos të digjen shtëpitë”, shprehen banorët, të cilët kanë dalë jashtë banesave.

Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit e Lushnjës, Divjakës, Fierit, Roskovecit, Beratit dhe Rrogozhinës. Në zonën ku ka rënë zjarri ka mbërritur edhe ministri i Brendshëm Taulant Balla.

/topchannel

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara