www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Vjosa Osmani mbyll vizitën në Shqipëri, nderohet me titullin ‘Patron i Kalasë’ në Berat

Posted on September 5, 2023September 5, 2023 by User User1

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka mbyllur vizitën e saj dy ditore në Shqipëri. Pas Tiranës ku zhvilloi takime me funksionarë të shtetit, qytetet e fundit që vizitoi ishin Durrësi dhe Berati. Në këtë të fundit ajo mori titullin e lartë “Patron i Kalasë”. Ajo ka mbërritur në mesditë në qytetin muze, e shoqëruar nga bashkëshorti i saj dhe personalitete të larta të qeverisë së Kosovës.

Kryebashkiaku i Beratit, Ervin Demo, i ka dorëzuar presidentes së Kosovës Osmani titullin “Patron i Kalasë” së Beratit, titulli më të lartë ekzekutiv që i jepet personaliteteve të shquara, titull ky i miratuar me unanimitet nga të gjithë anëtarët e Këshillit Bashkiak Berat.

”Kalatë nuk janë thjeshtë vetëm kala shekullore, janë kujtesa jonë kolektive pasi përgjatë historisë kalatë kanë luajtur një rol të rëndësishëm për historinë e çdo populli. Kjo kala duhet të mbrohet nga çdo brez dhe qoftë simbol i unitetit mes nesh”-,ka thënë Osmani.

Lajmet e fundit…

  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara