www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Uajnaldum firmos me Al Etifaq, bashkohet me Hendersonin

Posted on September 5, 2023 by User User1

Pavarësisht se merkatoja e verës është mbyllur prej 3 ditësh tashmë, klubet e Arabisë Saudite janë në kërkim të lojtarëve me eksperiencë, por pa një kontratë aktive me ndonjë klub, për t’i afruar ata me parametra zero.

I tillë është dhe rasti i ish-mesfushorit të Njukasëllit, Liverpulit, Romës dhe PSZH-së, Xheorxhinio Uajnaldum, i cili këtë të hënë është prezantuar si lojtari më i ri i suaditëve të Al-Ettifaq, skuadër e drejtuar nga “legjenda” e Liverpullit, Stiven Zherard dhe ku luan ish-shoku i tij i skuadrës, Xhordan Henderson.

“Veterani” holandez ka firmosur me klubin e tij të ri, një kontratë 3-vjeçare, paga e së cilës nuk është zbuluar ende, por pritet që të jetë goxha e lartë dhe pritet që debutimi i tij të vijë që në ndeshjen e radhës ndaj skuadrës së Abha. /abcnews/

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara