Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka zbatuar kontroll të përforcuar në territorin e shtetit për sanksionimin e automjeteve, të cilat lëvizin me shpejtësi më të madhe se ajo e lejuar, me ç’rast janë sanksionuar 234 shoferë.
Prej tyre, tetë automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se e lejuara. Me këtë rast 109 automjete e kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim, ndërsa 125 jasht vendbanimeve.
Kontrollet në komunikacion vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme, kumtoi MPB.
/zhurnal
