www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Sa e fortë është në të vërtetë ushtria ruse?

Posted on September 5, 2023September 5, 2023 by User User1

Schmitt thotë se për shkak të humbjeve në Ukrainë dhe pavarësisht mobilizimit të saj, pjesë të mëdha të ushtrisë nuk janë gati për luftim. “Ata dikur ishin një forcë e jashtëzakonshme kur bëhej fjalë për operacionet e blinduara. Por, tani rezulton se pa aftësi të kombinuara operacionesh, pa logjistikën e nevojshme për të kryer operacione dhe pa përdorimin e fuqisë ajrore, kjo forcë e madhe thjesht nuk ekziston”

Megjithëse besohet se ushtria ruse është forca e pestë më e madhe ushtarake në botë, ajo nuk ka qenë aq e suksesshme në Ukrainë sa shpresonte fillimisht Presidenti Vladimir Putin kur para 18 muajsh dha urdhër për fillimin e agresionit në Ukrainë. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Ani Chkhikvadze foli me ekspertët amerikanë për të kuptuar fuqinë e vërtetë ushtarake të Rusisë. Kur Rusia filloi agresionin kundër Ukrainës në shkurt të vitit 2022, Presidenti rus Vladimir Putin premtoi se do të pushtonte kryeqytetin e saj, Kievin, brenda tre ditësh. Tetëmbëdhjetë muaj më vonë, kjo ende nuk ka ndodhur, pavarësisht se Kremlini ka shpenzuar mbi 60 miliardë dollarë në këtë luftë, tha Gary Schmitt nga Instituti Amerikan ‘Enterprise’, me seli në Uashington. “Të gjithë shikonin sasinë e parave që Kremlini po shpenzonte për ushtrinë ruse dhe thoshin, ‘kjo ushtri padyshim do të jetë shumë e fortë!’”, thotë zoti Schmitt.

Eksperti i strategjisë dhe sigurisë të Këshillit Atlantik, Ian Brzezinski, beson se agresioni kundër Ukrainës ishte projektuar si një fushatë afatshkurtër që tani është shndërruar në një sulm me aftësi të kufizuara sulmuese.

/koha.mk

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara