www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Policja e re britanike gjendet e vdekur gjatë pushimeve në Korfuz 

Posted on September 5, 2023September 5, 2023 by User User1

Një britanike oficere e re policie ka gjetur vdekjen pas një rënieje gjatë pushimeve në ishullin grek të Korfuzit, teksa ishte gjetur pa ndjenja në ditën e parë të mbërritjes në Kavos.

22 vjeçarja Hannah Emily Byrne që kishte nisur punë me policinë e Surrey në jug të Londrës besohet se ka humbur ndjenjat nga një atak kardiak pas konsumit të alkoolit. Ajo u gjet e rrëzuar jashtë hotelit të saj ndërsa zyrtarët vendas po hetojnë nëse pija e saj ka qenë e kontaminuar.

Mjeku ligjor i Korfuzit , Yannis Aivatidis tha: “Kemi pikëpyetje mbi alkoolin që ka konsumuar. A ka qenë i kontaminuar ilegalisht? A ka qenë i intoksikuar me metanol? Duhet të presim testet e toksikologjisë”.

Ai shtonte më tej se testet kërkojnë dy javë kohë por do të zbulojnë nëse vdekja ishte apo jo një aksident”.

Baret në rezortet greke i janë nënshkruar një serie kontrollesh pas vdekjes së të resë të dielën, teksa raportohet se 28 janë mbyllur që prej ngjarjes, sipas DailyMail.

Megjithse ende nuk është zbuluar përfshije kriminale në ngjarje, nuk është e qartë nëse e ndjera ishte apo jo vetëm në kohën e vdekjes.

Aivatidis shtonte: “Ne besojmë se ajo mund të mos ishte e qartë për ndërtesën ku banonte dhe është rrëzuar teksa tentonte të hynte, nuk është ende e qartë se ku ishte ndarë me miqtë e saj”.

Policia e Surrey në Britani tha në një deklaratë: “Një oficere që shërbente me ne ka humbur jetën gjatë pushimeve në Korfuz. Ne po punojmë për të mbështetur familjen e saj dhe kolegët, gjatë kësaj kohe të vështirë. Hetimet mbi ngjarjen po kryhen nga autoritetet greke dhe ne presim informacione teksa ata vazhdojnë punën e tyre”.

/topchannel

Lajmet e fundit…

  • Parregullsi në çdo të katërtën kompani! ISHT: Nga 509 mbikëqyrje, 124 gjoba me vlerë mbi 58.000 euro
  • Në emër të popullit, BURGIM I PËRJETSHËM për Naim Murselin!
  • Reagon përsëri Bashkimi Demokratik për Integrim kundër politikave të qeverisë
  • FENOMEN I ÇUDITSHËM NË SARAJ: NDALIMI I PAARSYESHËM I NDRIÇIMIT PUBLIK TË NATËS!
  • Kryeminstri spanjoll Pedro Sanchez kërkon ndërprerjen e Marrëveshjes së Asocimit me Izraelin

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara