www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Pajisja kirurgjikale lihet në barkun e gruas 18 muaj

Posted on September 5, 2023September 5, 2023 by User User1

Një pajisje kirurgjikale në madhësinë e një pjate u la në barkun e një gruaje në Zelandën e Re pasi ajo solli në jetë beben e saj me prerje cezariane në një spital të Auckland. Mjeti i butë kirurgjikal u hoq nga barku i gruas 18 muaj pas lindjes. Gjatë gjithë kësaj kohe, gruaja duroi dhimbje të forta, derisa problemi i saj u gjet pas një skanimi “CT” (tomografi e kompjuterizuar).

Pas këtij rasti, autoritetet e shërbimit shëndetësor thanë se sistemi spitalor publik i Auckland kishte dështuar.

“Është e vetëkuptueshme që kujdesi i ofruar ra nën standardin e duhur, sepse tërheqësi nuk u identifikua gjatë ndonjë kontrolli rutinë kirurgjik”, tha Komisioneri i Shëndetit i Zelandës së Re. Pajisja që shërben për tërheqjen e plagëve gjatë lindjes “Alexis” është një objekt i madh i bërë nga plastika transparente e fiksuar në dy “boshte”. Zakonisht hiqet pas mbylljes së prerjes së mitrës në një operacion me prerje cezariane dhe para se të qepet lëkura.

Ai u gjet përfundimisht në një skanim “CT”, por për shkak se është një pajisje kirurgjikale transparente, nuk mund të zbulohej në skanimet me rreze “X”.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara