www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Në Shkup Forum për diplomaci kulturore

Posted on September 5, 2023September 5, 2023 by User User1

Shkup, 5 shtator – Promovimi i dmeokracisë, uniteti dhe paqja përmes diplomacisë kulturore të epokës së re të konflikteve dhe dhunës është fokusi kryesor i “Forumit për diplomaci kulturore – Shkup 2023” që sot në Shkup zyrtarisht do ta hapin ish-presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov.

Në hapjen solemne, krahas presidentit Ivanov, janë parashikuar edhe fjalime të kryetares së Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska dhe drejtorit të Institutit për diplomacisë kulturore Mark Donford.

Forumi do të përbëhet nga panel diskjtime dhe debate, takime dhe vizita të institucioneve shtetërore, me ç’rast përfaqësuesuesit vendorë dhe të huaj, diplomatë, artistë, profesorë, personalitete nga komuniteti i biznesit dhe nga organizatat rinore do të kenë mundësi të prononcojnë qëndrime të tyre dhe të shkëmbejnë ide dhe mendime në më shumë tema.

Pas hapjes së forumit, do të ketë një panel presidencial të cilit do t’i drejtohen ish-presidentët e Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi, të Republikës së Kroacisë, Ivo Josipoviq, të Republikës së Serbisë, Boris Tadiq, të Republikës së Bullgarisë, Petar Stojanov dhe ish-presidenti i Federatës së Bosnjë dhe Hercegovinës, Mladen Ivaniq, të cilët do të flasin me temën “Ballkani Perëndimor – Dialogu dhe shkëmbimi kulturor”.

/koha.mk

Lajmet e fundit…

  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara