www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Irani rrëmben diplomatin suedez, Borell: 500 ditë rob!

Posted on September 5, 2023September 5, 2023 by User User1

Irani ka ndaluar një diplomat suedez. 

Ishte vetë shefi i diplomacisë së Bashkimit Europian, Josep Borelli  cili konfirmoi se 33-vjeçari Johan Floderus, që punon për BE-në, po mbahet rob prej më shumë se 500 ditësh tashmë në republikën Islamike.

“Brukseli po kërkon pareshtur lirimin e tij”, tha Borell. Një ditë më parë, Suedia konfirmoi pjesërisht një raport të Neë York Times lidhur me ndalimin, duke njoftuar se një shtetas suedez, në të tridhjetat, është duke u mbajtur në Iran që nga prilli i vitit 2022.

Borrell shkoi më tej duke konfirmuar emrin e të riut, për të cilin pohoi se punon për trupin diplomatik të BE-së.

“Dua të flas për një rast specifik, për rastin e zotit Floderus. Ai është shtetas suedez që punon për Bashkimin Europian dhe i cili është i ndaluar ilegalisht në Iran për më shumë se 500 ditë”, tha Borrell.

“Dua të theksoj se unë personalisht, të gjitha ekipet e mia në të gjitha nivelet, institucionet evropiane në koordinim të ngushtë me ato suedeze dhe familja e tij, po kërkojmë nga autoritetet iraniane që ta lirojnë atë. Në çdo takim diplomatik, në të gjitha nivelet, e kemi diskutuar këtë çështje, në mënyrë të vazhdueshme”, u shpreh kryediplomati i bllokut.

Ai shtoi se lirimi i Floderus është në axhendën e BE-së dhe të Qeverisë suedeze dhe “ata nuk do të ndalen derisa ai të lirohet”. Korrikun e vitit të kaluar, Teherani se kishte arrestuar një person nën dyshimet për spiunazh, dhe kjo dy javë pasi një shtetas iranian u dënua me burgim të përjetshëm në Suedi për rolin e tij në ekzekutimet masive të mijëra kundërshtarëve politikë të kryera nga regjimi iranian në 1988.

/topchannel

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara