www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

FMN: Politikat e kujdesit të Bankës Popullore të cilat japin rezultate, duhet të zbatohen edhe më tutje

Posted on September 5, 2023September 5, 2023 by User User1

Banka Popullore zhvillon politika adekuate dhe ndërmerr masa përmes të cilave sigurohet ulje graduale e presioneve të çmimeve dhe fuqizohet elasticiteti i sistemit bankar në kushte të pasigurisë së vazhduar. Këto janë një pjesë e konkluzioneve nga takimi i sotëm i guvernatores dhe zëvendësguvernatorëve të Bankës Popullore me shefin e sapoemëruar të Zyrës së Fondit Monetar Ndërkombëtar në Shkup, Sebastian Sosa dhe me shefen e deritanishme Stefani Eble, e cila shkon në funskion të ri.

Siç njoftojnë nga kabineti i guvernatores, në lidhje me sektorin bankar, në takim ishte theksuar se të gjithë treguesit në dispozicion për likuiditetin, kapitalizimin dhe cilësinë e dosies së sistemit bankar tregojnë se ai edhe më tutje është i sigurt dhe i qëndrueshëm.

Po ashtu, ata theksuan se me masat makroprudenciale dhe mikroprudenciale të deritanishme të Bankës Popullore forcohet edhe më tej pozita kapitale e bankave, ndërsa përmirësohet edhe cilësia e kërkesës për kredi, si dhe se efektet dhe efikasiteti i masave janë të dukshme nëpërmjet rritjes së kapitalizimit të bankave dhe nivelit historik të ulët të vendosjeve të këqija në portofolet e tyre.

Përfaqësuesit e FMN-së kanë theksuar se në kushte të pasigurisë së vazhduar, këto politika të kujdesit të Bankës Popullore, të cilat japin rezultate, duhet të zbatohen edhe më tutje.

Gjatë takimit, u konstatua se banka qendrore ruan me sukses stabilitetin e kursit të këmbimit dhe stabilitetin afatmesëm të çmimeve, pavarësisht krizave të mëvonshme. Gjithashtu u theksua bashkëpunimi i vazhdueshëm dhe i suksesshëm ndërmjet Bankës Popullore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar në disa fusha që kanë të bëjnë me menaxhimin e politikave, por edhe me disa projekte të rëndësishme zhvillimore përmes të cilave fuqizohet edhe më tej kapaciteti institucional i Bankës Popullore.

Guvernatorja Anita Angellovska Bezhoska e falënderoi përfaqësuesen e deritanishme të lartë të FMN-së në shtetin tonë për bashkëpunimin e frytshëm, duke theksuar se edhe si deri më tani, ashtu edhe në të ardhmen, FMN do të jetë partnere e bankës qendrore në miratimin e politikave dhe fuqizimit të kapacitetit të bankës qendrore./koha.mk

Lajmet e fundit…

  • Parregullsi në çdo të katërtën kompani! ISHT: Nga 509 mbikëqyrje, 124 gjoba me vlerë mbi 58.000 euro
  • Në emër të popullit, BURGIM I PËRJETSHËM për Naim Murselin!
  • Reagon përsëri Bashkimi Demokratik për Integrim kundër politikave të qeverisë
  • FENOMEN I ÇUDITSHËM NË SARAJ: NDALIMI I PAARSYESHËM I NDRIÇIMIT PUBLIK TË NATËS!
  • Kryeminstri spanjoll Pedro Sanchez kërkon ndërprerjen e Marrëveshjes së Asocimit me Izraelin

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara