www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

“Elon Musk mund të vritet, për ndikimet në qeveri”/ Babai i miliarderit “ngre alarmin”

Posted on September 5, 2023September 5, 2023 by User User1

Babai i Elon Musk tha për mediat e huaja se kishte frikë se djali i tij miliarder mund të vritej. 77-vjeçari Errol Musk kritikoi edhe një artikull të fundit në The New Yorker që eksploronte ndikimin e personit më të pasur në botë në vendimet e qeverisë për luftën në Ukrainë.

Zyrtarët e Pentagonit i thane “The New Yorker” se Elon Musk trajtohej si një “zyrtar I pazgjedhur” dhe ngritën shqetësime për qëndrimin e tij ndaj Vladimir Putinit. Raporti gjithashtu theksoi se sa vendimtare kishin qenë satelitët Starlink të SpaceX në luftën në Ukrainë. “Kjo është një punë e suksesshme, një sulm I hapur I sponsorizuar nga qeveria për Elon,” tha babai i miliarderit.

Dhe kur gazetari i The US Sun pyeti nëse kishte frikë se “qeveria” mund të vriste djalin e tij, ai u përgjigj: “Po”. CEO i SpaceX ka një marrëdhënie të tensionuar me babanë e tij dhe më parë e ka quajtur atë një “qenie njerëzore të tmerrshme”. Kujtojmë se në maj të vitit të kaluar, miliarderi dukej se bënte shaka duke thënë se ai mund të ” vdiste në rrethana misterioze ” pas një debati me shefin hapësinor të Rusisë mbi SpaceX që u jepte terminale Starlink ushtarëve ukrainas. Por shqetësimet e sigurisë për Elon Musk ishin më të dukshme gjatë kohës që gjurmohej avioni i tij privat./ businessinsider.com

Lajmet e fundit…

  • SHKON DREJT FUNDIT “QEVERIA E PËRZHINËS”? PËRPLASJE E FORTË POLITIKE NË SHKUP
  • Parregullsi në çdo të katërtën kompani! ISHT: Nga 509 mbikëqyrje, 124 gjoba me vlerë mbi 58.000 euro
  • Në emër të popullit, BURGIM I PËRJETSHËM për Naim Murselin!
  • Reagon përsëri Bashkimi Demokratik për Integrim kundër politikave të qeverisë
  • FENOMEN I ÇUDITSHËM NË SARAJ: NDALIMI I PAARSYESHËM I NDRIÇIMIT PUBLIK TË NATËS!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara