www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

11 të gjykuar në Skoci për rituale satanike përdhunimi, torture e abuzimi me fëmijë

Posted on September 5, 2023 by User User1

Një gjyq personash me akuza të përbindshme ka vijuar sot në Skoci të cilët përballen me rreth 30 akte monstruoze mes të cilave përdhunim, torturë e lëndime fizike ndaj fëmijëve, në rituale të padëgjuara, te quajtura ‘satanike’ nga mediat.

Shtatë burrat dhe katër gratë i mohojnë akuzat, ndërsa katër të akuzuar të tjerë kanë vdekur në rrethana misterioze që prej nisjes së gjyqit në fillim të vitit.

Ata akuzohen se kanë përdhunuar e detyruar fëmijët të marrin pjesë në seanca ku i detyronin ‘të komunikonin me djajtë apo ‘të silleshin si kafshë’ në veprimet monstruoze që datonin prej vitit 2010.

11 të akuzuarit janë emëruar si: Iain Owens, 45 vjeç; Elaine Lannery, 39; Lesley Williams, 41; Paul Brannan, 41; Marianne Gallagher, 38; Scott Forbes, 50; Barry Watson, 47; Mark Carr, 49; Richard Gachagan, 45; Leona Laing, 50; and John Clark, 46.

Owens, Lannery, Williams, Brannan e Clark akuzohen gjithashtu për torturë e tentativë vrasjeje ndaj një vajze që mbanin të skllavëruar nga 2015 deri në 2019, shkruan Daily Mail.

Grupi gjithashtu regjistronin aktet e dhunës dhe përdhunimit të fëmijëve fatkeqë, prejardhja e të cilëve nuk është bërë publike deri tani nga autoritetet.

Katër persona të tjerë pjesë e rrjetit të pedofilëve perversë, kanë vdekur që prej nisjes së akuzave në fillim të vitit. Mes këtyre të fundit është dhe një prej drejtueseve të makabritetit, Maureen Goudie.

Të akuzuarit e tjerë që kanë humbur jetën prej fillimit të vitit janë Steven McHendrie, Robert Broën, James McLean and Douglas Gachagan, sipas gjykatës.

Rrjeti satanik, anti-njerëzor i abuzimit të fëmijëve, i torturonte ata, i detyronte të vrisnin kafshë dhe i përdhunonte, u tha në gjykatë.

Fëmijët e abuzuar e torturuar ishin dy vajza e një djalë që sipas gjykatës mes të tjerave ishin përdhunuar, mbyllur në frigorifer ose furrë me mikrovalë, trembur me kafshe, ndjekur me armë apo detyruar të vrisnin kafshë.

Gjyqi që rinisi sot në Glasgow, pritet të vijojë dy javë.

/topchannel

Lajmet e fundit…

  • SHKON DREJT FUNDIT “QEVERIA E PËRZHINËS”? PËRPLASJE E FORTË POLITIKE NË SHKUP
  • Parregullsi në çdo të katërtën kompani! ISHT: Nga 509 mbikëqyrje, 124 gjoba me vlerë mbi 58.000 euro
  • Në emër të popullit, BURGIM I PËRJETSHËM për Naim Murselin!
  • Reagon përsëri Bashkimi Demokratik për Integrim kundër politikave të qeverisë
  • FENOMEN I ÇUDITSHËM NË SARAJ: NDALIMI I PAARSYESHËM I NDRIÇIMIT PUBLIK TË NATËS!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara