www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Presidentja Osmani komenton puthjen live me bashkëshortin: Familja, ndër vlerat më të rëndësishme të popullit tonë

Posted on September 4, 2023September 4, 2023 by User User1

Presidentja Vjosa Osmani ka komentuar puthjen live me bashkëshortin gjatë një interviste televizive.

E ftuar në “Top Story”, Osmani tha se familja e fortë është një ndër vlerat më të rëndësishme të popullit tonë.

Pjesë nga biseda:

Duma: Po momenti kur Vjosa Osmani gjatë një interviste live puth bashkëshortin e vetë. Është diçka që nuk e kanë bërë ende politikanet shqiptare. Ndjehesh se keni humbur nonjë gjë apo ke fituar shumë më tepër në të qenurit grua në politikë?

Osmani: Vetëbesimi si grua për mua ka filluar në familje si fëmijë. Ne jemi 4 motra dhe një vëlla dhe jemi rritur me prindër që na kanë shtyrë drejt një rruge ku … ndoshta edhe për shkak se rrethanat kanë qenë të jashtëzakonshme, vetëbesimi ka qenë element i pandashëm i rritjes tonë.

Në veçanti babi na ka dhënë përkrahje që si vajza në kohë të vështira dhe një sistem patriakal të fuqizohemi, të ndihemi të pavarura, që të mos ndahemi para asnjë sfide. Unë jam shumë me fat që e kam përkrahjen e pakursyer të bashkëshortit dhe në asnjë moment nuk mendoj që shprehja e dashurisë ndaj personit që e do, bashkëshortit në këtë rast, duhet të të bëjë të ndihesh me më pak vetëbesim. Përkundrazi, kur ke në familje bashkëshort, motra, vëllezër dhe tani edhe dy vajzat e mija që çdo ditë më inspirojnë dhe japin energji pozitive, kjo vetëm sa e rrit vetëbesimin.

Familja e fortë është një ndër vlerat më të rëndësishme të popullit tonë dhe unë tentoj të flas për atë, të flas për të kudo që shkojë, sepse ka qenë edhe celula që në fakt na ka ndihmuar të tejkalojmë edhe më të tmerrshmen, gjenocidin. Duhet të kemi solidaritet brenda familjes në radhë të parë, dhe më pas me fqinjët, të afërmit, të tjerët, me të gjithë popullin. Edhe sot fakti që mërgata jonë është ajo që e ndihmon aq shumë, tregon rëndësinë e familjes.

/topchannel

Lajmet e fundit…

  • Parregullsi në çdo të katërtën kompani! ISHT: Nga 509 mbikëqyrje, 124 gjoba me vlerë mbi 58.000 euro
  • Në emër të popullit, BURGIM I PËRJETSHËM për Naim Murselin!
  • Reagon përsëri Bashkimi Demokratik për Integrim kundër politikave të qeverisë
  • FENOMEN I ÇUDITSHËM NË SARAJ: NDALIMI I PAARSYESHËM I NDRIÇIMIT PUBLIK TË NATËS!
  • Kryeminstri spanjoll Pedro Sanchez kërkon ndërprerjen e Marrëveshjes së Asocimit me Izraelin

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara