www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Plot 200 mijë euro do të jetë çmimi edhe për fituesin e edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova

Posted on September 4, 2023September 4, 2023 by User User1

Është konfirmuar tashmë që në muajin tetor do të nisë edicioni i dytë i spektaklit shumë të shikuar, Big Brother VIP Kosova.

Prezantuesi i këtij spektakli, Alaudin Hamiti, është “bombarduar” me pyetje nga fansat e këtij programi në llogarinë e tij zyrtare në Instagram.

Ndër pyetjet më të shpeshta që i është bërë është nëse do ta ketë edhe këtë vit Jonidën në krah, gjë të cilën ai e konfirmoi.

Foto: Alaudin Hamiti/InstaStory

Një ndër ta nuk ka hezituar ta pyesë atë lidhur me çmimin e madh që do të ketë fitues.

Dhe prezantuesi pa mëdyshje tregoi se njashtu sikurse vitin e kaluar, edhe sivjet fituesi i BBVK do të marrë me vete 200 mijë euro në shtëpi.

Foto: Alaudin Hamiti/InstaStory

Vitin e kaluar, Stresi u shpall fitues në finalen e madhe ku nga shuma totale, mori në shtëpi 160 mijë euro, pasi nga 10 mijë euro u shpërndanë për secilin nga katër finalistët e tjerë. /Telegrafi

Lajmet e fundit…

  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara