www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Nga sot hyn në fuqi ndalesa për përdorimin e celularëve në shkollat fillore

Posted on September 4, 2023September 4, 2023 by User User1

Miratohet vendimi që në të gjithë shkollat fillore në territorin e Maqedonisë së Veriut ndalohet përdorimi i celularit nga nxënësit.

Së fundmi Shkolla ”Alija Avdoviq” në fshatin Batincë ka njoftuar se nga sot (e hënë) hyn në fuqi ndalesa për bartjen e telefonave në shkollë dhe përdorimi i kufizuar i telefonave nga arsimtarët sipas udhëzimit të MASH-it, përcjellë Klan M.

”Lajmërim për nxënësit e sh.f. “Alija Avdoviq ” – Batincë.

Sipas udhëzimit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, njëzëri i miratuar në Këshillin Arsimor të shkollës “Alija Avdoviq ” lajmërohen të gjithë nxënësit që nga klasa e parë deri në klasën e nëntë, që prej nesër 4.9.2023 hyn në fuqi ndalesa absolute e bartjes së telefonave në shkollë dhe përdorimi i kufizuar i telefonave nga arsimtarët.

Po ashtu pirja e duhanit në shkollë është kthyer në një shqetësim si për autoritetet e institucioneve ashtu edhe për nxënësit tanë. .Këshilli ynë i shkollës bashkë me drejtorin kanë vendosur që pirja e duhanit në ambientet e shkollës nga data : 04.09.2023 do të jetë rreptësisht i ndaluar. Çdo prind do ta ketë numrin e telefonit të kujdestarit të klasës, të shërbimit profesional dhe të drejtorit për çdo nevojë të nxënësit. Ky lajmërim duhet të merret si serioz, sepse çdo telefon i zënë në hapsirat e shkollës do të merret dhe nuk do të kthehet deri në fund të vitit shkollor” – thuhet në njoftim. /KlanMacedonia/

Lajmet e fundit…

  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara