www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Kovaçevski: Gati të ulem në tryezë me kreun e opozitës

Posted on September 4, 2023September 4, 2023 by User User1

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski thotë se do të vazhdojnë bisedimet në të gjitha nivelet me partitë opozitare me qëllim që të sigurohet mbështetja për procesin e miratimit të ndryshimeve kushtetuese.
Në këtë drejtim ai u shpreh i hapur për të mbajtur një tjetër takim liderësh, ku të dakordohet për çështje që palët i mbajtën larg në këtë proces.

Ai edhe njëherë i bëri thirrje opozitës që të paktën njëherë të mbështesin një vendim strategjik, me të cilin siç u shpreh ai, do të sigurohet një e ardhme më e mirë për qytetarët.

Ndërkohë që lideri i opozitës këmbëngul edhe një herë se e vetmja rrugë për të dalë nga kjo situatë janë zgjedhjet e parakohshme të cilat VMRO duhet t’i fitojë me shumicë absolute.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara